Djathi mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit, por jogurti mund ta zvogëlojë atë

Shëndetësia

Djathi mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit, por jogurti mund ta zvogëlojë atë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Nëse dieta juaj ushqimore dominohet nga konsumi i djathit, me gjasë që ky artikull mund t’ju trishtojë.

Produktet e qumështit kanë të mirat dhe të këqijat e tyre; megjithëse janë një burim i mirë i kalciumit, ato mund të jenë gjithashtu të pasura me yndyrë. Kur bëhet fjalë për efektet e këtyre ushqimeve në kancerin e gjirit, një studim i ri zbulon se ato mund të jenë po aq kontradiktore.

Studiuesit kanë zbuluar se ngrënia e sasive të larta të djathit çedar (ceddar) dhe krem mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit tek gratë, por një konsum i lartë i kosit mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes.

Sipas një studimi, ngrënia tepërt e djathit çedar dhe kremit të djathit mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit me 50%.

Autorja kryesore e studimit Susan McCann, Ph.D., në Departamentin e Parandalimit dhe Kontrollit të Kancerit në Institutin e Kancerit Roswell Park në Buffalo, NY dhe kolegët raportuan gjetjet e tyre në revistën Current Developments in Nutrition.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë në Shtetet e Bashkuara, pas kancerit të lëkurës.

Le ta shqyrtojmë bashkë këtë studim:

Studimi është kryer nga instituti i kancerit “Roswell Park” në New York në vitin 2017. Për plot 11 vite, u shqyrtuan tri mijë gra me dhe pa sëmundje, të cilat detajuan sasinë e produkteve të qumështit që konsumonin çdo muaj, duke përfshirë djathin, kosin dhe qumështin. Studimi zbuloi se ngrënia e djathit rrit rrezikun për kancerin e gjirit tek gratë me 50%.

Qumështi përmban një hormon të rritjes të quajtur IGF-1 (i ngjashëm me insulinën) dhe sasia e lartë e këtij hormoni mund të nxisë kancerin.

Epidemiologu i Harvardit, Dr. Walter C. Willett, thotë se: “Cilado qoftë e vërteta për sëmundjet, kur bëhet fjalë për kancerin ka pak prova. Frutat dhe perimet forcojnë sistemin imunitar? Ushqimet e yndyrshme janë shkaku i drejtpërdrejtë i kancerit apo se fibrat e shumta mbajnë larg sëmundjet. Këto teza janë rrëzuar disa herë”, përfundon ai.

Kanceri mbetet ende një nga sfidat e mjekësisë, me shpresën se një ditë do të gjendet një kurë shërimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat