Nuk lidhen me plakjen, këto janë 6 arsyet e humbjes së kujtesës

Shëndetësia

Nuk lidhen me plakjen, këto janë 6 arsyet e humbjes së kujtesës

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Kur përgjegjësitë dhe nivelet e stresit rriten, dhe priremi të lëmë pas dore shëndetin tonë. Stresi i madh dhe mungesa e gjumit janë dy nga fajtorët kryesorë që ndikojnë në mosfunksionimin e mirëfilltë të trurit.

Ky artikull ju njeh me disa nga shenjat paralajmëruese që tregojnë se ka ardhur momenti të këshilloheni me mjekun tuaj, të cilat nuk lidhen me procesin natyral të plakjes.

Jeni tej mase i stresuar

Kur jeni shumë të stresuar, truri juaj e ka vështirë të përqendrohet. Për të mësuar dhe mbajtur mend diçka, ju duhet të jeni shumë të përqendruar, thonë specialistët e shëndetit. Për më tepër, kortizoli në nivele të larta (hormoni i stresit) ndikon në trurin tuaj duke dëmtuar aftësisë për të ruajtur informacione të reja.

Nuk flini mjaftueshëm

Gjumi bën shumë më shumë sesa thjesht ju ndihmon të ndiheni të freskët dhe energjik. Ai luan një rol të madh në aftësinë tuaj për të ruajtur kujtimet afatshkurtra dhe shndërrimin e tyre në kujtime afatgjata, shprehen specialistët e shëndetit.

Keni shenja të depresionit

Njerëzit që vuanjë nga depresioni, shfaqin një performancë më të keqe të kujtesës dhe aftësinë për të rikujtuar informacionin. Dhe ka të ngjarë që kjo ndodh për shkak të rritjes së hormonit të stresit kortizolit, që shoqëron gjendjen depresive.

Mund të vuani nga një infeksion

Infeksione të ndryshme si meningjiti ose infeksionet e traktit urinar, mund të shfaqin simptoma të tilla si paqartësi dhe probleme me kujtesën. Dhe nëse keni simptoma të tjera, si ethe, të dridhura, të përziera, të vjella, urinim i shpeshtë ose djegie gjatë urinimit, vizitoni menjëherë mjekun tuaj.

Probleme me tiroiden

Tiroidja është një gjëndër në pjesën e qafës, që prodhon hormone, të cilat kontrollojnë shumë procese të trupit. Nëse funksioni i tiroides ngadalësohet, mund të ndikojnë në funksionin e trurit tuaj.

Keni mangësi të lëndëve ushqyese

Mungesa e hekurit ose vitaminës B12, mund të shfaqet edhe si harresë. Këtë e mbështesin edhe studime të ndryshme, të kryera tek të rriturit. Këto studime kanë zbuluar se ata me nivele të mjaftueshme të B12, kanë kujtesë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat