10 minuta lexim në ditë zvogëlojnë ankthin

Shëndetësia

10 minuta lexim në ditë zvogëlojnë ankthin

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:13
Ilustrim

Leximi i ndërgjegjshëm është leximi kur mendja dhe trupi juaj janë më të qetë, kur trupi juaj është i përgatitur për të lexuar dhe kur jeni plotësisht i pranishëm.

Çelësi është të gjeni disa praktika që do t’ju ndihmojnë të ndaloni monologun e brendshëm të paktën për një kohë, të kultivoni heshtjen dhe vigjilencën trupore, t’i kushtoni vëmendje asaj që keni përpara dhe thjesht të jeni në aktin e leximit.

Edhe vetëm 10 minuta leximi i tillë mund të bëjë mrekulli për shëndetin tonë mendor dhe të zvogëlojë ankthin, sipas të dhënave nga Universiteti i Kolorados.

Pse shfaqet ankthi?

Siç na thotë Dr. Andrej Prošev, specialist i psikiatrisë, ankthi është frika që ndien dikush kur gjykon se e gjithë situata e tij jetësore i tejkalon aftësitë e tij. Me fjalë të tjera, njeriu mërzitet kur ndjen se nuk mund të përballojë problemet e jetës.

Megjithatë, siç vëren Dr. Proshev, është shumë e rëndësishme të dallojmë ankthin nga frika, e cila shpesh keqinterpretohet.

Ankthi është një gjendje në të cilën objekti është i panjohur ose i papërcaktuar, rreziku dhe kërcënimi vijnë vetë, përshkrimi i ankthit është i paqartë, zgjat për një kohë të gjatë dhe ndjenja lidhet me të ardhmen.

Në rastin e frikës, objekti është i njohur, rreziku dhe kërcënimi vijnë nga mjedisi, përshkrimi është i qartë, kohëzgjatja zakonisht është e shkurtër dhe akute. Pra, përfundon sapo të largohet ‘rreziku’ apo ‘kërcënimi’ si një provim apo garë e rëndësishme sportive, thotë ai.

Ky çrregullim mund të zhvillohet kur përballemi me një situatë të re jetësore, si humbja e një pune, një rol të ri prindëror, prishja e një marrëdhënieje, por edhe situata stresuese që na ndryshojnë në mënyrë të pakthyeshme ose ndonjë përvojë tjetër traumatike.

Mund të jetë jashtëzakonisht e pakëndshme sepse personi shpesh nuk e kupton se çfarë po i ndodh dhe ndaj çfarë po reagon. Por sapo të kuptojë se duhet të bëjë diçka për këtë, së bashku me psikoterapinë, leximi është një mjet i shkëlqyer.

Leximi ul nivelin e stresit, na relakson dhe na jep kohë për veten tonë. Pikërisht për këtë leximi i ndërgjegjshëm i përmendur konsiderohet si një nga teknikat që mund të ndihmojë dukshëm në luftën kundër ankthit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat