5 pyetje bazë që duhet t’i bëni një psikologu, para se të filloni seancat me të!

Shëndetësia

5 pyetje bazë që duhet t’i bëni një psikologu, para se të filloni seancat me të!

Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Nëse po përpiqeni të gjeni një terapist, është e rëndësishme që ai të jetë i përshtatshëm për ju. Sigurisht, mund të duhen disa seanca për t'i njohur ata, për t'u ndjerë rehat dhe për të vendosur nëse personaliteti dhe stili i tyre lidhet apo përshtatet me ju. Por ka një mënyrë për të zbuluar nëse ia vlen të caktoni një takim apo të ndërtoni një marrëdhënie më afatgjatë. Kiaundra Jackson, terapiste e licensuar e martesës dhe familjes, tregon 5 pyetje thelbësore që duhet t’i bëni një psikologu para seancës suaj të parë të terapisë. Disa terapistë ofrojnë konsultime falas 15-minutëshe, ose ju mund t’i bëni këto pyetje përmes një telefonate, email-i etj (kjo varet edhe nga psikologu).

1. Cili është orientimi juaj teorik?

*Një orientim teorik i referohet koncepteve ose perspektivës që një profesionist i shëndetit mendor përdor për të vlerësuar, kuptuar dhe trajtuar një klient. Disa orientime të zakonshme teorike (ose lloje të terapisë) për të cilat mund ose nuk mund të keni dëgjuar përfshijnë: terapi njohëse të sjelljes (CBT), terapi dialektike e sjelljes (DBT), terapi psikodinamike, e fokusuar në zgjidhje dhe terapi e fokusuar emocionalisht (EFT).

2. Çfarë mund të pres nga seanca jonë e parë?

3. A ofroni seanca virtuale apo vetëm personale?

4. Cili është stili juaj terapeutik?

*Kjo mund të jetë subjektive, por çdo terapist ka një stil terapeutik. Disa mund të jenë më të qetë, ndërsa të tjerët janë më të zëshëm dhe të drejtpërdrejtë.

5. Kam probleme me ____. A keni përvojë me pacientë që kanë patur të njëjtat sfida?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat