Përdorimi i pakontrolluar i barnave, i shtynë të rinjtë drejtë heroinës

Shëndetësia

Përdorimi i pakontrolluar i barnave, i shtynë të rinjtë drejtë heroinës

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Është vërtetuar në mënyrë shkencore, se përdorimi i pakontrolluar i barnave, dërgon në përdorimin e heroinës.

Shumë adoleshent që abuzojnë me barna, posaçërisht me qetësues, nuk janë të vetëdijshëm se sa varshmëri krijojnë ato.

Varshmëria bën që ata të mos kënaqen më me barna, duke mos arritur kulminacionin e nevojshëm dhe të kërkojnë heroinë.

Sipas Universitetit të New Yorkut, një e treta e të rinjve që marrin rregullisht barna, për të kënaqur dhe qetësuar vetën, përfundojnë si përdorues heroine.

Sipas këtij hulumtimi, kërkohet që mjekët të përshkruajnë sa më pak barna për të rinjtë dhe barnatoret të kërkojnë më shumë arsye, kur shesin barna te kjo kategori e njerëzve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat