10 shenja që mund të jenë tregues tumorësh

Shëndetësia

10 shenja që mund të jenë tregues tumorësh

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 14:10
Ilustrim

Sipas një studimi të ri më shumë sesa gjysma e të rriturve mendojnë se këto 10 simptoma janë shenja kanceri.

Po shohim 10 simptoma që për studiuesit janë alarme të kuq. Ato mund të jenë asgjë, por e rëndësishme është të dish që mund të jenë edhe shenjë kanceri dhe të shkosh te mjeku për të kontrolluar simptomat.

1. Kollë e vazhdueshme ose ngjirje

Pak kollë këtu dhe pak atje, nuk është asgjë për t’u shqetësuar, por një kollë e qëndrueshme e shoqëruar me gjak është arsye për t’u shqetësuar. “Shumica e llojeve të kollës nuk janë kancer, por sigurisht një kollë e vazhdueshme duhet të kontrollohet për të vërtetuar nëse shkaktohet nga tumori në mushkëri.

2. Ndryshim i vazhdueshëm në gjendjen e zorrëve

Kur lëvizjet e zorrëve nuk janë aq të lehta sa dikur dhe jashtëqitja është më e madhe sesa normale ose disi e shformuar, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit në zorrë. Mund të jetë shenjë që ka një masë që pengon kalimin e masës së ushqimit të mbetur, në zorrë. Është një simptomë që një person duhet të shkojë te mjeku dhe të lërë takim për një kolonoskopi për të parë nëse ka vërtet një masë.

3. Ndryshime të vazhdueshme në zakonet e fshikëzës së urinës

Nëse ka gjak në urinë, kjo mund të jetë një shenjë e tumorit në fshikëz ose veshkë, por më shpesh është një shenjë e një infeksioni në rrugët urinare. Kontrollohu për infeksion në fillim, pastaj vazhdo me ekzaminimet e tjera.

4. Dhembje e vazhdueshme e pashpjegueshme

”Shumica e dhembjeve nuk janë shenjë kanceri, por një dhembje e vazhdueshme duhet të kontrollohet. Nëse ke dhembje të vazhdueshme koke, për shembull mund të mos kesh tumor në tru, por koka duhet kontrolluar. Dhembja e vazhdueshme në gjoks mund të jetë tregues i kancerit në mushkëri. Dhe një dhembje në bark mund të jetë kancer i vezoreve”, thonë studiuesit.

5. Ndryshime në pamjen e nishanit

Jo të gjithë nishanet janë tregues melanome, por një shenjë e re e dukshme ose një që ndryshon, është diçka që duhet ta diskutoni me dermatologun që mund të kontrollojë për kancer lëkure, thotë studiuesi, Bartholomew Bevers.

6. Një djegie fyti që nuk ikën

Nëse ke një djegie fyti që vazhdon edhe pas tri javësh, duhet të vizitohesh. Ajo lloj djegieje fyti mund të jetë shenjë e karcinomas.

7. Hemorragji e papritur

Hemorragjia vaginale, jashtë ciklit normal, mund të jetë një shenjë e hershme e tumorit cervikal, ndërsa gjakderdhja nga zorra, mund të tregojë tumor në zorrë.

8. Humbje e pashpjegueshme në peshë

“Kur jemi të rritur, ne na duhet punë për të humbur peshë, por nëse humb peshë pa asnjë përpjekje, ky është një shqetësim i madh dhe mund të jetë tregues i një problemi serioz mjekësor”, thotë Bartholomew Bevers. Një nga këto probleme, mund të jetë një sëmundje malinje, një tumor.

9. Një gjëndër e pashpjegueshme

“Gjithmonë që ke një gjendër të re, ose një gjendër që ndryshon, është diçka që duhet absolutisht ta kontrollosh nga një doktor. Ndërsa ka mundësi të jetë thjesht një kist beninj, mund të jetë edhe “një sëmundje malinje në indet e brendshme. Një gjendër në gjoks, sigurisht, është një simptomë e zakontë e kancerit të gjirit”, ka thënë Bartholomew Bevers.

10. Vështirësi e vazhdueshme në gëlltitje

Dy lloje tumoresh mund të jenë pas kësaj simptome, përfshirë të qafës dhe kancerin e ezofagut. Njerëzit që hasin këtë simptoma, shpesh, nisin të modifikojnë dietën dhe hanë ushqime të buta pa menduar që mund të jetë një çështje shumë më serioze. E rëndësishme sipas studiesit, Whitaker, është që nëse njerëzit provojnë simptoma të përsëritura duhet të shkojnë te doktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat