Alarmante, gripi dimëror pritet të jetë i shumë i rëndë, ky është paralajmërimi i BE-së

Shëndetësia

Alarmante, gripi dimëror pritet të jetë i shumë i rëndë, ky është paralajmërimi i BE-së

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Sezoni i ardhshëm i gripit në Europë mund të jetë i rëndë për të moshuarit dhe ata me imunitet të dobët, paralajmëroi të martën, 26 tetor, agjensia e shëndetit publik të BE-së, duke shtuar se mund të sjellë një barrë më të madhe për sistemet shëndetësore tashmë të tensionuara nga situata e Covid-19.

Nëntipi kryesor i raportuar i virusit të gripit që shihet në BE dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) prek në mënyrë disproporcionale njerëzit e moshuar dhe shoqërohet me efektivitet më të ulët të vaksinës, tha Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

"Zbulimet e hershme të nëntipit A (H3N2) janë një tregues se sezoni i ardhshëm i gripit mund të jetë i rëndë, megjithëse nuk mund ta dimë me siguri se si do të duket," tha Pasi Penttinen, kreu i programit të gripit të ECDC.

Penttinen u bëri thirrje punonjësve shëndetësorë që të vaksinohen kundër Covid-19 dhe gripit para dimrit, dhe shtoi se masat e distancës fizike dhe higjienës janë të rëndësishme për të gjithë, veçanërisht ata që punojnë në shtëpi të moshuarish dhe mjedise të kujdesit shëndetësor.

Rreth 20% e popullsisë sëmuret nga gripi çdo vit. Të moshuarit, gratë shtatzëna dhe ata me gjendje mjekësore kronike janë më të rrezikuar nga komplikimet e rënda nga gripi, tha ECDC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat