Bëni vetë shirupin kundër kollës, të gjithë përbërësit i keni në kuzhinë

Shëndetësia

Bëni vetë shirupin kundër kollës, të gjithë përbërësit i keni në kuzhinë

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Tani me vjeshtën, vjen edhe ftohja e motit dhe një ndër efektet anësore të kësaj kohe është ftohja edhe kolla.

Të gjithë e dimë se sa e bezdisshme është kur të kaplon kolla.

Nëse doni të merrni medikamente nga farmacia, atëherë provoni këtë kurë natyrale.

Përbërësi kryesor është mjalti, i cili prej kohësh njihet për efektet e tij të dobishme.

Në këtë recetë, struktura e mjaltit është ajo që qetëson fytin e irrituar dhe përdoret si antibakterial kundër kollës.

Së bashku me disa përbërës më të fuqishëm të njohur për vetitë e tyre antibakteriale, ne kemi një pije të fuqishme para nesh.

Kini kujdes, kjo pije është e fortë dhe nuk rekomandohet për fëmijët dhe të rriturit që kanë problem me disa nga përbërësit.

Përbërësit:

 

* mjaltë

* uthull molle

* lëng limoni

* xhenxhefil

* spec djegëst

* ujë

Përcaktoni sipas shijes tuaj sa përbërës do të vendosni, sigurisht gjysma e gjithë masës duhet të jetë mjaltë.

Përgatitja është e thjeshtë. Përziejini të gjithë përbërësit, përzieni mirë dhe shurupi është gati.

Përdorni një lugë çaji çdo disa orë në rast të kollës më të fortë ose dy – tre në ditë në rast të kollës më të butë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat