Çaji i cili e zhduk dëshirën për duhan

Shëndetësia

Çaji i cili e zhduk dëshirën për duhan

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Ekspertët e ndryshëm dhe nutricistët këshillojnë pacientëve që për të hequr dorë nga duhani, të përdorin një çaj, i cili mund të përgatitet shumë thjesht e shpejt.

Merrni një gjethe të thatë e të imtësuar të gjethes së dellit, më pas e vendosni në një kavanoz prej qelqit dhe e përzieni me gjysmë litër ujë të valuar paraprakisht.

Enën e mbuloni dhe e lini të qëndrojë për dy orë. Gjatë ditës duhet ta pini gjithë këtë përmbajtje të çajit. Kështu, për çdo ditë ju mbetet të përgatisni këtë lloj të çajit, për tre muaj rresht.

Po ashtu, nëse nuk ju pëlqen mënyra e lëngshme e bimës, mund të përtypni edhe gjethet e freskëta të bimës, pra gjethes së dellit. Provojeni edhe ju, nëse jeni të varur nga duhani. Kështu do të humbni secilën dëshirë që ta ndizni një cigare të vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat