Pse mishi me bazë bimore nuk ka të njëjtat vlera ushqimore me mishin e vërtetë

Shëndetësia

Pse mishi me bazë bimore nuk ka të njëjtat vlera ushqimore me mishin e vërtetë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 07:17
Ilustrim

Ndërsa njerëzit e mendojnë të zëvendësojnë mishin me ushqime bimore, shkencëtarët kanë zbuluar se përmbajtja ushqyese nuk përftohet në mënyrë të njëjtë.

Studiuesit nga Universiteti Duke, SHBA besojnë se gjetjet mund të ndihmojnë konsumatorët të marrin vendime mbi informacione të sakta mbi produktet e mishit në mënyrë që të mos i zëvendësojnë ato me produkte bimore.

Disa studime në të kaluarën u kanë kërkuar vendeve që të zvogëlojnë prodhimet e mishit, kryesisht ato të vicit për të qëndruar brenda kufijve të emetimeve të gazeve serë nga bagëtitë. Vite më pas pastaj kompanitë filluan të prodhonin alternativa bimore ndaj mishit dhe kanë pretenduar se produktet janë të ngjashme.

“Prodhuesit shtojnë vitaminën B12, zinkun dhe proteinat nga soja, bizelet dhe burime të tjera bimore, gjithashtu përfshijnë leghemoglobinën, një molekulë bartëse hekuri nga soja dhe panxhari i kuq dhe fibra metil celuloza, për të përftuar shijen dhe vlerat ushqyese të mishit ,”shpjeguan shkencëtarët.

Megjithatë, studimi i botuar në revistën “Scientific Reports” zbuloi se të dy produktet "ndryshojnë shumë" nga njëri-tjetri për sa i përket vlerave ushqimore.

“Për konsumatorët që lexojnë etiketat ushqyese, ato mund të duken si ushqyese, por ne zbuluam se ka ndryshime të mëdha midis mishit dhe një alternative të mishit me bazë bimore, ”tha autori i studimit Stephan van Vliet në një deklaratë.
Në kërkim, shkencëtarët përdorën një teknikë të njohur si "metabolomikë" për të analizuar përbërësit themelorë kimikë të dy llojeve të mishit, i cili ndihmoi në përcaktimin se si ato shndërrohen në energji për trupin e njeriut. Studiuesit krahasuan 18 mostra të një alternative të njohur të mishit me bazë bimore me mishin e vicit të rritur në fermë.

Kur shkencëtarët analizuan produktet ata gjetën 171 nga 190 përbërës kimikë, të ndryshëm mes tyre. Copat e mishit të viçit përmbajnë 22 përbërës zëvendësuesi me bazë bimore nuk i përmbajnë.

Shkencëtarët zbuluan se disa metabolitë që klasifikohen të rëndësishëm për shëndetin e njeriut të tilla si kreatina, spermina, anserina dhe acidi yndyror omega-3 DHA nuk u gjetën tek zëvendësuesit.

“Është e rëndësishme që konsumatorët të kuptojnë se këto produkte nuk duhet të shihen si të këmbyeshme nga ana ushqimore, por kjo nuk do të thotë që njëri është më i mirë se tjetri. Ushqimet bimore dhe shtazore mund të jenë plotësuese, sepse ato ofrojnë lëndë ushqyese të ndryshme ”, tha Van Vliet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat