Kjo ndodh nëse e hani ushqimin e prekur nga insektet?

Shëndetësia

Kjo ndodh nëse e hani ushqimin e prekur nga insektet?

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 09:51
Foto Ilustrim

A jeni pyetur ndonjëherë se çfarë bëjnë insektet kur "aterrojnë" në ushqim? Është vërtetuar se më së shpejti bartin mikrobe, e këtë sidomos ato insekte që zakonisht i shohim nëpër shtëpi.

Ekspertët këshillojnë: insektet konsumojnë gjërat më të gërditshme që mund t'i paramendoni: jashtëqitjen, bërllokun, trupat e ngordhur të kafshëve.

Bakteret të cilat ngjiten për trupin e tyre me këtë rast, janë përgjegjës për bartjen e sëmundjeve dhe viruseve nga të cilat zakonisht preken njerëzit. Nevojitet vetëm që t'ju prekin ushqimin për një sekondë, në mënyrë që bakteret të barten në trupin tuaj.

Pasi që bartin sëmundjet serioze si kolera, dizenteria dhe tifoja, më së miri do të ishte që kurrsesi të mos e konsumoni ushqimin e prekur nga insektet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat