Magnezi -minerali kyç i organizmit

Shëndetësia

Magnezi -minerali kyç i organizmit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Magnezi është mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin e organizmit të njeriut.

Rregullon punën normale të sistemit nervor dhe të muskujve, rregullon ritmin e zemrës, sistemin imun e mban të shëndetshëm dhe ruan fortësinë e eshtrave, së bashku me kalciumin. Magnezin për çdo ditë duhet ta konsumoni përmes ushqimit.

ÇFARË PARALAJMËRON MUNGESA E MAGNEZIT?

Furnizimi i mangët i organizmit me magnez mund të ndikojë në ekspozimin ndaj stresit, derisa simptomat e mungesës së magnezit ndikojnë në shfaqjen e ngërçeve, aritmi, ngritje të shtypjes së gjakut, migrenë, lodhje, plogështi, cikël menstrual me dhimbje. Studimet e fundit tregojnë se mungesa e tij ndërlidhet me dëmtimin e punës së zemrës, si dhe në shfaqjen e infarktit akut, pastaj dëmtimi i enëve të gjakut.

Burimet natyrale të magnezit janë: bananet, që luftojnë lodhjet dhe plogështinë, fasulja e zezë që është burim i magnezit, orizi i vrugtë, spinaqi, pasi që 100 gr spinaq të zier përmban rreth 70 mg magnez.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat