Zbulohet edhe një lloj i ri i COVID-19, transmetohet shpejt përmes ajrit

Shëndetësia

Zbulohet edhe një lloj i ri i COVID-19, transmetohet shpejt përmes ajrit

Më: 30 maj 2021 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Vietnam, për të cilin supozohet se është kombinim i atij të Indisë dhe Britanisë së Madhe, si dhe mund të përhapet shpejt përmes ajrit.

Ministri i Shëndetësisë së Vietnamit Nguyen Tan Long e përshkroi mutacionin e fundit si “tejet të rrezikshëm”. Ai shtoi se mutacioni i ri transmetohet shpejt, veçanërisht nga ajri, raporton BBC.

Viruset vazhdimisht shndërrohen dhe shumë lloje nuk janë të rrezikshme, por disa mutacione mund ta bëjnë virusin më ngjitës.

Nuk ka asnjë provë që mutacionet janë të rrezikshme dhe shkaktojnë vdekshmëri më të lartë në një numër më të madh njerëzish.

Ashtu sikurse edhe në variantin e parë të koronavirusit, edhe varianti vietnamez cënon moshat e shtyera dhe personat me probleme kronike shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat