Dhimbjet e legenit gjatë menstruacioneve: Pse ndodhin dhe si t’i lehtësoni

Shëndetësia

Dhimbjet e legenit gjatë menstruacioneve: Pse ndodhin dhe si t’i lehtësoni

Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Një vajzë në TikTok u tregua shumë e sinqertë me përvojën e saj me dhimbjet e legenit gjatë menstruacioneve dhe shumë të tjera e aprovuan. Dhimbjet e legenit janë një efekt anësor i njohur i menstruacioneve. Dhimbjet mund të shfaqen te të pasmet, zona anale ose në gjithë pjesën e legenit.

Çfarë i shkakton?

E gjitha lidhet me të njëjtin faktor që shkakton gjithë shqetësimet e tjera gjatë menstruacioneve - hormonet. "Teksa fillojnë periodat, qelizat që mbështesin mitrën, të quajtura qeliza endometriale, prishen dhe lëshojnë hormone të njohura si prostaglandina", tha për Health ekspertja e shëndetit të grave Jennifer Wider. "Prostaglandinat mund të shkaktojnë inflamacion dhe tkurrje - dhe disa gra përjetojnë tkurrje të muskujve në zorrë dhe rektum."

Prostaglandinat e bëjnë zonën anale dhe rektale më të ndjeshme gjatë kësaj kohe. “Këto prostaglandina rrisin tkurrjet e indeve të rektumit dhe zorrëve, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje dhe ngërç," tha po për Health Jessica Shepherd, themeluese e Sanctum Med Wellness. "

Ndonëse nuk janë tepër të zakonshme, këto dhimbje mund të jenë edhe shenjë e endometriozës.

Çfarë mund të bëni që t'i lehtësoni?

Mjekët këshillojnë të bëni një banjë të ngrohtë që të relaksoni muskujt në anus dhe rektum në mënyrë që të parandaloni ngërçet. Mund të merrni edhe barna që qetësojnë dhimbjet.

Nëse keni rregullisht dhimbje të tilla, duhet të konsultoheni me mjekun/en për t’u siguruar se çfarë i shkakton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat