Pandemia ka përkeqësuar gjendjen e pacientëve me migrenë

Shëndetësia

Pandemia ka përkeqësuar gjendjen e pacientëve me migrenë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Kokë-dhimbjet dhe migrena janë bërë edhe më problematike për personat që vuajnë nga ato gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Pandemia e koronavirusit ka qenë një kokë-dhimbje e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës për disa persona, shkruan “KRQE”.

Neurologët rreth botës janë duke parë shumë pacient që po ankohen për përkeqësimin e migrenës gjatë pandemisë.

Një prej arsyeve është stresi, por një faktor tjetër shumë i rëndësishëm është edhe ndryshimi i rutinës. Truri i personave që vuajnë nga migrena ka nevojë që gjithçka të jetë stabile, e rregullt, por pandemia ka hedhur gjithçka në ajër duke çorientuar çdo gjë.

Nëse vuani nga migrena,është mirë të kontrolloni edhe ambientin në të cilin punoni sepse nëse jeni duke kaluar më shumë kohë në ekran, atëherë kjo do të nxitë migrenën.

Të qëndruarit ulur do të tendos muskujt e qafës dhe krahëve që do të shkaktoj kokë-dhimbje duke e nxitur migrenën.

Pandemia ka shkaktuar shumë stres tek qytetarët, dhe stresi është faktor në vete i mjaftueshëm për të nxitur migrenën.

Specialistët thonë se dalja në ajër të pastër, ecja në natyrë, dhe ushtrimet fizike që çlirojnë muskujt e qafës do të kenë efekt pozitiv në zbutje të migrenës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat