Kur do të hiqen sanksionet e BE-së ndaj Kosovës? Flet eksperti i sigurisë

Politika

Kur do të hiqen sanksionet e BE-së ndaj Kosovës? Flet eksperti i sigurisë

Nga: P.R Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 09:57
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Sipas kryetari të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kërkesa perëndimore për ngritjen e Asociacionit nuk do të plotësohet, nëse nuk bën trysni bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapat drejt njohjes së Kosovës

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se tanimë pothuajse është bllokuar çdo mundësi për dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

“Situata në nivelin e bisedimeve në mes Kosovës dhe BE-së, dhe BE me Serbinë ka hyrë në një rrugë me pengesa duke bllokuar çdo mundësi për të avancuar raportet në mes tyre dy palëve për një raport më të lehtësuar dhe këtu ishte edhe aludimi i kryetarit të kuvendit”, shprehet Shala.

Image
Drizan Shala

Për vitin e ardhshëm, Shala thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të marrë edhe shumë vëmendjen e Bashkimit Evropian.

“Përplasja me faktorin ndërkombëtar nuk do të ketë edhe në 2024 meqë ky vit parashihet që të ketë zgjedhje në BE, dhe kjo do të largojë nga fokusi procesin e dialogimit siç ishte 2023, por do të mirëmbahet në vazhdimësi si proces aktiv me disa veprime të vogla injektimi në dialog”, thekson Shala.

Por a do të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, të cilat i vendosi BE muaj më parë?

“Sanksionet janë prezente, por që nuk do të ndryshojnë edhe për një periudhë deri pas pjesës se dytë të vitit 2024. Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së: Së paku 3 shtete anëtare të BE-së (Sllovakia, Rumania dhe Hungaria) po e shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s për Kosovën dhe kjo të vazhdojë edhe për 2024”, përfundon Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat