U paralajmërua njohja e Kosovës nga Serbia, analistët japin detaje: Ky është sinjal pozitiv – ja çka po planifikon Vuçiqi!

Politika

U paralajmërua njohja e Kosovës nga Serbia, analistët japin detaje: Ky është sinjal pozitiv – ja çka po planifikon Vuçiqi!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 12 nëntor 2023 Në ora: 16:37
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, duket larg të jetë, kjo sepse Vuçiq nuk po pranon të njoh Kosovën si shtet të pavarur, pa të cilën Kurti nuk pranon asnjë marrëveshje.

Mirëpo, së fundmi ajo që mori vëmendjen e opinonit publik ishte deklaratat që analistët serbë bënë.

Analistët në Beograd thonë se marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ajo e Ohrit nënkuptojnë se Serbia e ka njohur Kosovën si shtet, por që këtë duhet ta pranojnë edhe institucionet e Serbisë.

Ata përmendin njohjen e dokumenteve dhe një sërë çështjesh tjera, por thonë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po nguron ta pranojë.

Nga Serbia kërkohet dhënia e rezultateve në raport me Kosovën, që është njohja de facto.

Sipas njohëseve të zhvillimeve, raporti vjetor i Komisionit Evropian ku kërkohet nga Serbia që t’i përmbushë obligimet në dialog, është në njëfarë mënyre thirrja për ta njohur sovranitetin e Kosovës.

Dushan Janjiq, analist politik nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, ka thënë se ofrimi i njohjes de fakto të Kosovës nga Serbia është në kuadër të marrëveshjes së Ohrit.

Në thelb, kjo do të thotë se Serbia e pranon se në realitet ekziston Republika e Kosovës dhe jo e ashtuquajtura Kosovë, madje as ajo me yll. Në kuptimin juridik dhe diplomatik, kjo nënkupton, siç shkruhet në marrëveshjen e shkurtit, pezullimi i veprimeve për pengimin e njohjes së Kosovës dhe krijimin e pengesave për Kosovën në organizatat ndërkombëtare”, tha për televizionin publik Dushan Janjiq.

Edhe pse Beogradi zyrtar refuzon që me marrëveshjet e arritura e ka pranuar de fakto Kosovën, për analistët kjo nënkupton një gjendje faktike dhe të qartë, por që në Serbi po manipulohet.

Por a mund të ketë një njohje të Kosovës nga Serbia shumë shpejt?

Mehazi: Derisa presidenti i Serbisë, Vuçiqi, nuk ka pranuar të nënshkruajë draft-statutin e dorëzuar nga BE-ja, nuk mund të themi se Beogradi e ka pranuar Kosovën si shtet

Image
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka komentuar deklaratat e analistëve serbë.

Ai thotë që përderisa Vuçiq nuk ka pranuar asgjë atëhere është pak e vështirë që mendojmë që analistët serbë kanë të drejtë.

Derisa presidenti i Serbisë, Vuçiqi, nuk ka pranuar të nënshkruajë draft-statutin e dorëzuar nga BE-ja nuk mund të themi se Beogradi e ka pranuar Kosovën si shtet, edhe pse analistët serbë plasojnë mendime se presidenti i Serbisë, Vuçiqi, është dorëzuar dhe se heshturazi ai e ka njohur defakto Kosovën, megjithatë kritikat e analistëve serbë nuk janë të kota, pas dështimit të terroristëve serbë në Banjskë, Vuçiqi i humbi të gjitha xhokerët politikë për të krijuar asociacione të një mini-republike serbe në Kosovë dhe ky dështim i terroristëve në veri të Kosovës e ka detyruar presidentin e Serbisë të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare në Serbi vetëm për t'u shmangur nga përgjegjësia e tij luftënxitëse e humbëse në Banjskë, njëkohësisht, Vuçiqi, të përfitonte kohë që draft-statutin e BE-së për njohjen defakto të Kosovës ta shfytëzonte pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e jo para zgjedhjeve për shkak se do humbte zgjedhjet parlamentare të dhjetorit”, thekson ai.

Profesori vë në pah disa detaje, duke thënë që drafti i paprezantuar ndoshta ka njohjen e Kosovës e që Vuçiq do e zbuloj pas zgjedhjeve në Serbi.

Nuk është e rastësishme që draft-statuti i marrëveshjes është sekret e nuk zbulohet nga të tri palët, as nga BE-ja, as nga Serbia e as nga Kosova. Mos ndoshta sekreti i draft-statutit të BE-së është i propozuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqit që njohja e Kosovës të zbulohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do mbahen në Serbi.

Analistët serbë e kanë të qartë se me dështimin e mikut të Vuçiqit, kryeterroristit Radoiçiqit në Banjskë Serbia humbi shansin e asociacioneve serbe ekzekutive në Kosovë, dhe se me humbjen e Radoiçiqit nga policia e Kosovës nuk ka më çfarë kërkon Vuçiqi në Kosovë, përveç asociacioneve kulturore serbe asgjë më shumë nuk do ketë për pakicën serbe në Kosovë”, shtoi Mehazi për “Bota sot”.

Qarri: Deklarata e analistëve serbë një paralajmërim i mirë

Ndërsa, në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, foli edhe analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Ai u shpreh që kjo deklaratë e analistëve serbë është një paralajmërim i mirë për Kosovën duke marr parasysh edhe deklaratën e fundit që Mustafa ka dhënë për asociacionin.

Përderisa analistët në Beograd deklarojnë se me marrëveshjet e dakorduara në Bruksel dhe aneksin e Ohrit, Serbia ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Pasi që Vuçiq me dakordimin e këtyre marrëveshjeve, ka pranuar simbolet shtetërore, dokumentet, diplomat, vulat doganore etj, këtë duhet ta pranojnë edhe institucionet e Serbisë dhe të deklarohet zyrtarisht edhe nga SHBA e BE.

Kurse përveç analistëve serb, sa i takon asociacionit, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se Serbia ka pranuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, mbi statutin e Asociacionit, gjë që, duke pasur parasysh qëndrimet e deritanishme agresive të Serbisë, është një e arritur relativisht e madhe të cilën Qeveria duhet ta fus në veprim sa më parë. Por, me gjithë deklaratat e analistëve serbë se Serbia ka njohur Kosovën, përmes pranimit të dokumenteve, simboleve shtetërore, vulave të doganës, diplomave etj, duke pasur parasysh trajtimin e shqiptarëve në Kosovën Lindore, nëse Kosova edhe përkundër trajtimit të shqiptarëve nën Serbi, detyrohet ta formoj asociacionin e komunave serbe, ajo duhet të insistoj medoemos, që marrëveshja për asociacionin, të mos nënshkruhet me Serbinë, por me përfaqësuesit e pakicës serbe që jetojnë në Kosovë”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që të drejtat e komuniteteve shqiptare duhet të jenë të barabarta dhe jo të mashtrohen siç ka ndohur në vitin 2001, për këtë arsye në dialog duhet të bisedohet edhe për këto të drejta.

Përndryshe në qoftë se edhe pas letrës së dy kongresmenëve amerikanë Jim Himes dhe Ritchie Torres, drejtuar sekretarit të shtetit Anthony Blinken, për çështjen e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të drejtat e tyre në Serbi, nuk trajtohen reciporocikisht me ato të serbëve në Kosovë dhe nuk vendosen standarde unike për të drejtat të njëjta të komuniteteve reciproke në të dy shtetet, por ato që kërkohen për komunitetin serb në Kosovë, vazhdojnë t’i mohohen komunitetit shqiptar në Kosovën Lindore, qëllimisht lihet hapësirë për jo–stabilitet në rajon dhe vatra krizash, të cilat mund të shpërthejnë në çdo çast, në të ardhmen..

Shqiptarët e Kosovës Lindore, nuk mund të lejojnë të mashtrohen më, si në vitin 2001, kur pas disa muajsh negociata me Pieter Feith më 20 maj 2001 në Konçul të Bujanocit, udhëheqësit e UÇPMB-së, nënshkruan Deklaratën e Demilitarizimit, që nuk ishte asgjë tjetër veçse kapitullim, për "përfundimin" e konfliktit të armatosur në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, nënvizon Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat