Eksperti i sigurisë tregon se çka do të zbulonte hetimi ndërkombëtar për sulmin terrorist serb

Politika

Eksperti i sigurisë tregon se çka do të zbulonte hetimi ndërkombëtar për sulmin terrorist serb

Nga: P.Rudi Më: 4 tetor 2023 Në ora: 08:06
Pamje nga veriu - Manastiri i Banjskës

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, pas sulmit terrorist që ndodhi në veri të Kosovës, po kërkon hetim ndërkombëtar rreth këtij sulmi, sulm ky që synonte aneksimin e komplet pjesës veriore të Kosovës, për çka përgjegjësinë e ka marr krimineli serb, Milan Radojeçiq.

Kosova duhet të kërkoj një hetim ndërkombëtar për të pasqyruar ngjarjen në detaje bazuar në elementet që janë tani më të shpërndarë në tri shtete: 1. Blerja e armeve në Republikën Serbska të BiH, 2. Hartimi i planit dhe urdhër zbatimi në Serbi, 3. Ekzekutimi në territorin e Republikës së Kosovës”, shprehet Shala për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, përmes një hetimi ndërkombëtar do të zbulohej qartë lidhja e grupit terrorist me strukturat e sigurisë së Serbisë.

Image
Drizan Shala

“Pra bazuar në këtë kronologji të aktiviteti të këtij formacioni ushtarak të elementeve kontraktor ushtarak privat, lirshëm mund të kemi lidhjen e definuar në mes këtij grupi dhe ushtrisë së Serbisë dhe atij informative”, thekson Shala.

Një hetim i pavarur do të ndihmonte jashtëzakonisht avancimin e politikes ndërkombëtare të paktit euro-atlantik, duke pasqyruar njëherë e përgjithmonë gjithë involvimin e elementeve të caktuara politike ruse edhe në vendimmarrjen ushtarake e tutje në këtë rast”, shton eksperti Shala.

Por kush duhet ta kryejë këtë hetim ndërkombëtar sipas Shalës?

“Nga rezultatet e këtij hetimi, do të kishim një pasqyrim më të mirë për të arritur pastaj në një procese pse jo edhe të bllokimit të Beogradit në rrugën e Evropës në njerën anë, dhe në anën tjetër penalizimin e saj dhe akterëve të saj politik në atë shtet. Hetimin e këtij rasti do të duhej të merrej pse jo strukturat e FBI-së dhe BKA-së për të paraqitur një hetim të pavarur nga dy fuqitë, njëra botërore e tjetra evropiane mbi komplet ngjarjen e krijuar në vend”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat