Sanksionet ndaj Kosovës, Gërxhaliu: Është koha që institucionet të mos i neglizhojnë efektet negative

Politika

Sanksionet ndaj Kosovës, Gërxhaliu: Është koha që institucionet të mos i neglizhojnë efektet negative

Nga: Q.R Më: 15 korrik 2023 Në ora: 15:01
Safet Gërxhaliu

Ekspert i ekonomisë, njëherësh ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, thotë se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, po e dëmtojnë imazhin e vendit në shumë dimensione. Derisa thekson se goditjen më të madhe e mori ekonomia.

Gërxhaliu në një prononcim për Botasot thekson se problem tjetër madhor në vend është fakti që, sipas tij, çdo gjë është e politizuar.

“Është e vërtetë që situata aktuale në Kosovë është mjaft shqetësuese, problemi më i madh është fakti që çdo gjë është e politizuar dhe e kemi këtë dominim të një agjende, pa partneritet dhe pa koordinim”, deklaron ai.

Image
Safet Gërxhaliu

Derisa flet për masat ndëshkuese të BE-së, ai thekson se këto masa ndikojnë edhe në aspektin psikologjik tek qytetarët.

“Masat e vendosura nga BE-ja kundrejt Kosovës falë mos implementimit të disa marrëveshjeve ose falë situatës në veri janë mjaftë shqetësuese, nuk duhet që këto masa të analizohen vetëm në aspektin ekonomik dhe politik, por edhe në aspektin psikologjik dhe emocional si e ndien sot vetën qytetarët të cilët e din që janë nën masa apo sanksione evropiane dhe masa të tilla në të kaluarën ka pasur vetëm Serbia dhe Rusia, prandaj është një denigrim që vërtetë nuk i bëhet nderë Kosovës dhe po dëmtohemi në shumë dimensione në veçanti kur është në pyetje imazhi i saj”, deklaron ai.

Tutje ai thotë se është koha që institucionet e Kosovës të reflektojnë dhe të mos i neglizhojnë efektet negative. Sipas tij, fillimisht duhet të normalizohet dialogu me BE dhe partneriteti me SHBA.

“Duhet të kuptohet që këto masa kanë ndikim direk edhe në ekonomi vendore dhe goditet edhe në sektorin privat, në këtë drejtim besoj që është koha të mos neglizhohen efektet negative dhe të ketë reflektim nga ana e institucioneve vendore, në vend të parë të avancohet dialogu me shtetet evropian sepse duhet të kuptohet që kur flitet për BE nuk flitet për një shtet, por janë 27 shtete dhe në rend të dytë duhet të avancohet dialogu dhe partneriteti me SHBA, në mënyrë që këto masa të mbesin në të kaluarën”, thotë ai.

Ndonëse në BE nuk përdoret termi sanksione, masat janë sanksione në kuptimin e plotë të fjalës, ngase me to suspendohen takimet e komisioneve të përbashkëta, suspendohen programet e IPA-s e pezullohen edhe hapat për shqyrtimin e projekteve që ka dorëzuar Kosova për financim nga Korniza e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Sanksionet ndaj Kosovës, të cilat së pari i kishin propozuar lehtësuesit e dialogut, tashmë kanë hyrë në fuqi dhe po zbatohen ndërsa formalisht u janë komunikuar autoriteteve të Kosovës qysh të mërkurën e 28 qershorit, kanë konfirmuar të shtunën në selinë e Bashkimit Evropian (BE).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat