Mohoi FARK-un dhe tha se s‘kishte Ministri të Mbrojtjes, Shkumbin Demaliajt i vjen një reagim i ashpër nga bashkëluftëtari i Sali Çekajt

Politika

Mohoi FARK-un dhe tha se s‘kishte Ministri të Mbrojtjes, Shkumbin Demaliajt i vjen një reagim i ashpër nga bashkëluftëtari i Sali Çekajt

Nga: A.SH Më: 11 maj 2023 Në ora: 09:08
Sali Çekaj

Ish ushtari i UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është përplasur në një emission me nëtarët e FARK-ut.

Ai madje, kishte nxjerrë Kushtetutën e 7 shtatorit të vitit 1990 duke thënë se aty nuk lexon askund se ka minstri të mbrojtjes dhe të tjera që i pretendon FARK-u.

“E kam marrë me vete. Këtë e keni këtu dhe ju them se këta nuk e kanë elxuar asnjëherë. Nuk ka pasur FARK në luftë”

Për këtë ka reaguar ashpër Zymer Lulaj, bashkëveprimtar dhe bashkluftëtar i Salih Çekaj.

Ai ka thënë se Kosova kishte Parlament, Qeveri dhe President, e ministri, madje edhe atë të mbrojtjes.

Tutje, thotë se atë kohë kishte edhe Forcat e Armatosuna të Republikës e që ju me shokët e LPK-së jo që si pranuat, por edhe i luftuat me të gjitha mjetet.

“Deputeti Demalijaj tundte Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe lypte ministri në të: z. Deputet Kushtetuta nuk formon ministri, atë e formon Qeveria e cila del nga Parlamenti.

Kosova kishte Parlament, Qeveri dhe President, këto institucione kishin ministritë përkatëse e edhe atë të mbrojtjes, kishte një strukturë të armatosun që me 91 e cila vepronte në grupe guerile e që për Komandant suprem kishin Presidentin Ibrahim Rugova, ta kajti ty e s’ta kajti, dhe këto grupe udhëhiqeshin nga Zahir Pajaziti komandat për Llap, Adem Jashari komandat për Drenicë, Ahmet Hoxha komandat për Anamoravë dhe Dukagjin me kryekomandant Sali Çekaj. Kishte edhe Forcat e Armatosuna të Republikës e që ju me shokët e LPK-së jo që si pranuat, por edhe i luftuat me të gjitha mjetet. Ju nuk pranuat asnjëherë as shpalljen e pavarësisë më 1990, dhe a e di pse? sepse nuk ishit ju protagonist të saj”, thotë ai.

Më tej, Lulaj, deklaron se FARK ekzistonte, anda u luftua nga Serbia, ju dhe forcat socialste në Shqipëri.

"Shkurt shqip FARK ekzistonte edhe fuqishëm, prandaj u luftua nga Serbia, ju dhe forcat socialiste në Shqipëri e cila kalli Shqipërinë më ‘97 me ndihmën e Serbisë e besa edhe të juajën vetëm për të ardhë në pushtet dhe për ta bë Kosovën tokë të djegun siç e bëtë, por falë Zotit dhe miqëve amerikan që Presidenti Rugova bashkëpunoi ngusht me ta dështoj projekti serb.

Deputeti duhet të ketë përgjegjësi morale të paktën për deklaratat publike që bën”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat