“Asociacioni, ky ‘kopil’ i Isa Mustafës” / Profesori me fjalë të ashpra për opozitarët – Ka një propozim për Kurtin!

Politika

“Asociacioni, ky ‘kopil’ i Isa Mustafës” / Profesori me fjalë të ashpra për opozitarët – Ka një propozim për Kurtin!

A. Shaqiri Nga A. Shaqiri Më 30 mars 2023 Në ora: 16:08
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Mes Kosovës dhe Serbisë është dakorduar për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Me këtë marrëveshje po ka dilema se brenda saj është edhe pika për thememlimin e Asociacionit, derisa një gjë të tillë e ka mohuar kryeministri Albin Kurti.

Asociacioni, është nënshkruar më 2013 dhe 2015, por që deri tash nuk ka gjetur zbatim. Me këtë marrëveshje, siç po thuhet do të bëhet vetmenaxhimi i serbëve lokal të Mitrovicës.

Profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ka thënë se opozita edhe për këtë plan është e pakënaqur.

Ai ka potencuar se në këtë plan është kamufluar edhe asociacioni si pjellë e kësaj opozite të cilin po ia lënë si kopil qeverisë Kurti që të merret me të sipas marrëveshjeve të nënshkruar më 2013 dhe 2015 nga Thaçi dhe Mustafa.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë se Veriut u mbajt takimi midis Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes për aneksin lidhur me zbatimin për normalizimin e raporteve midis këtyre dy vendeve si rezultat i 12 viteve dialog midis tyre. Parimisht për marrëveshjen më parë palët ishin pajtuar në Bruksel më 27 shkurt, por që asgjë nuk u nënshkrua sepse Vuçiq nuk pranoi të vë nënshkrimin. Për këtë marrëveshje më parë kryeministri Kurti në parim ishte pajtuar dhe ishte i gatshëm të nënshkruajë. Opozita edhe për këtë plan nuk është e kënaqur, ashtu siç nuk është e kënaqur për asgjë tjetër bile edhe kur është në pyetje sovraniteti i vendit, sepse sipas tyre kjo marrëveshje nuk e paska njohjen reciproke në qendër ani pse BE/SHBA haptas kanë deklaruar se kjo marrëveshje për normalizim nuk do të ketë në qendër edhe njohjen reciproke por vetëm normalizimin e raporteve midis dy vendeve.

Në marrëveshjen për normalizimin e raporteve është kamufluar edhe Asociacioni një etnik serb si pjellë e kësaj opozite të cilin po ia lenë si kopil qeverisë Kurti që të merret me të sipas marrëveshjeve të nënshkruar më 2013 dhe 2015 nga Thaçi dhe Mustafa, sepse këta dy servilë të Serbisë vazhdimisht i bënë asaj lëshime në dëm të Kosovës, ani pse të gjitha argumentet ishin në anën e Kosovës që Serbinë ta shtrijë përtokë, por nuk e bënë, bile ishin në gjendje edhe ta ndajnë Kosovën, të falin Serbinë për të gjitha krimet dhe masakrat, pa i kërkuar as kërkim falje”, thotë ai.

Sipas tij, Asociacioni nuk është për faj të kësaj qeverie, e as për Albin Kurtin, sepse kjo marrëveshje u nënshkrua nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

“Pra, nuk është faji i qeverisë e aq më pak i kryeministrit Kurti që në marrëveshje është inkorporua edhe Asociacioni apo siç e quani ju një vetë-menaxhim i komunitetit serb e cila në çfarëdo forme që të formohet Kosova do të ia sheh sherrin. Sot maskarenjtë e opozitës sikur tallen me Asociacionin një etnik se kryeministri Kurti do ta nënshkruajë, por nuk talleshin atëherë kur Thaçi dhe Mustafa e nënshkruan por bile edhe i lavdëronin, por Kushtetuesja ua hodhi poshtë.

Pra, në krejt tërësinë e shtrirjes së kësaj marrëveshje bashkë me aneksin e saj Asociacion po bëhet gjithnjë e me aktual sepse kjo fantazmë është shansi i fundit me të cilin Serbia mundohet të përfitojë nga Kosova, që mjerisht fuqimisht janë rreshtuar në anën e saj BE dhe SHBA, për shkak të “situatës së re gjeostrategjike.

Pra siç po shihet qeveria Kurti do të përpijë atë se çfarë e kanë kafshuar Thaçi dhe Mustafa. Është e tmerrshme sjellja bizare e opozitës të kritikosh qeverinë e sotme lidhur me Asociacioni kur ai ishte pjellë e tyre, kur ai ishte kopil i kësaj opozite në vend se të ndihmojnë që të tejkalohet kjo situatë, por ata ashiqare janë rreshtuar përkrah Vuçiqit në kërkesën e tij për themelimin e Asociacionit. Bile, Vuçiq këto ditë haptas deklaroi se e do Asociacionin të cilin e ka nënshkruar ai së bashku me Isa Mustafën me 2015 me kompetenca ekzekutive por që kushtetuta me 23 nene e hodhi poshtë”, deklaron ai.

Tutje, ai flet edhe për modelet e përmendura nga Lajçak, për të cilat thotë se asnjëra nuk i konvenon vendit tonë pas që, secili vend ka histori të ndryshme, duke theksuar këtë të fundit që po përmendet në media, Tiroli jugor, është i papranueshëm për Kosovën.

Më tej, ai sugjeron Kosovën dhe qeverinë e saj, që sa më shpejt të formojë një ekip ekspertësh nga qeveria por edhe jashtë saj që të merret me hartimin e projekt-statutit kryesisht sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Do të ishte mençuri permanente që qeverisë Kurti të menaxhoi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë krijesë fantomë që Thaçi dhe Mustafa ia lanë si kopil te dera, pasi që nuk mund t’i ikë. BE përmes pro-serbit dhe ndërmjetësues në dialog qeverisë se Kosovës këto ditë ia ofroi mbi 15 modele të ndryshme se si dukej dialogu ne disa vende perëndimore dhe lindore, bile përmendet shpesh edhe modeli i papranueshëm i dy Gjermanive, e kohëve të fundit më e zëshme në media është bërë ai e Tirolit jugor i papranushëm për Kosovën sepse te ai shihet qartë modeli i tretë i qeverisjes.

Mendoj se qeveria Kurti pasi që është zatet me shpinë për muri me fajin e opozitës lidhur me Asociacionin është mire të fillon të merret sa më parë me këtë fantazm-kopil të opozitës. Për Kosovën nuk është i pranueshëm asnjëri nga ato modele që Lajçak ia ofroi Kosovës për shkak se në Kosovë janë krejt tjera rrethanat historike me ato të vendeve tjera. Do ishte mençuri e qeverisë Kurti që qysh tani të formojë një ekip ekspertësh nga qeveria por edhe jashtë saj që të merret me hartimin e projekt-statutit kryesisht sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës, pa e cenuar aspak hierarkinë ligjore dhe kushtetuese të vendit.

Më mirë është që kjo të bëhet nga vetë qeveria me kohë, të mos vonohet sepse, siç thotë populli më i mirë është ai që e punon vetë, se ai që ta punojnë të tjerët”, përfundon profesori Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat