“Dita D”, analisti “zbulon” çka do të ndodh sot në Ohër, ja pse e quan Vuçiqin frikacak e kameleon

Politika

“Dita D”, analisti “zbulon” çka do të ndodh sot në Ohër, ja pse e quan Vuçiqin frikacak e kameleon

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 mars 2023 Në ora: 08:18
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kanë mbetur edhe pak orë që nga fillimi i takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, takim ky që do të mbahet sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut në kuadër të dialogut.

Fillimisht, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nga ora 10:00 do të takohen ndaras me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimeve ndaras, do të mbahet edhe një takim i përbashkët, i cili do të fokusohet në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Ndryshe kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se në propozimin e bërë për Planin Evropian më 18 gusht të vitit të kaluar, ka thënë se do të ketë konsideratë për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në mes Kosovës e Serbisë, përfshirë Asociacionin.

Kurti ka thënë se një gjë e tillë është dakorduar edhe në takimin e 27 shkurtit, përkatësisht në nenin 10 të marrëveshjes ku thuhet se duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri sot.

Ndërsa, analisti politik Binak Maxharraj, thotë se sot nuk do të ndodh asgjë e jashtëzakonshme, pasi që presidenti serb nuk do të nënshkruajë.

Maxharraj e quan planin franko- gjerman plan më të mirë dhe më të avansuar, ndërsa presidentin serb “frikacak” dhe kameleon.

“Kameleoni Vuçiq sot në Ohër! Sot në Ohër nuk do të ndodh asgjë e jashtëzakonshme. Vuçiq nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen. Pas takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kameleoni presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, sot takohen në Ohër, në kuadër të procesit të dialogut. Në takim do të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi, për atë që palët u pajtuan më 27 shkurt, por që nuk erdhi deri te nënshkrimi, për shkak të frikacakut Vuçiq, ani pse kryeministri Kurti shprehu gatishmëri ta nënshkruajë. Si zakonisht, në takim do të jenë të pranishëm, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emsiari në dialog, Miroslav Lajçak, të dy këta vijnë nga vendet si Spanja dhe Sllovakia, vende këto që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për të cilën opinoni i gjerë i konsideron si pro serb. Në takim, pritet të jetë i pranishëm edhe emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që ta përdor shkopin ndaj Albin Kurtit nëse ka nevojë”.

“E dihet se plani franko- gjerman që prapa tij qëndron fuqishëm edhe SHBA-ja, është një ndër planet më të mira, më të avansuara në dialog Kosovë- Serbi. Takimi i sotëm në Ohër është sa për sy e faqe, sepse në këtë takim të radhës nuk do të ndodh asgjë e jashtëzakonshme, por do të diskutohet në tavan me njeriun që nuk e do paqen, me njeriun që për 12 vite po i sill vërdallë BE-në dhe SHBA-në, duke i ngre për hundë, sepse ky njeri kameleon i përketë errësirës, jo paqes. Dihet se ky kameleon me emrin Vuçiq, ishte bashkëpunëtor i kasapit të Ballkanit, S.Millosheviq. Ishte me të në cilësinë e ministrit të tij që mori pjesë në katër luftat e ish- Jugosllavisë, duke shkaktuar gjenocid të paparaparë dhe ndjekje të njerëzve nga trojet e tyre. Kreu krime dhe gjenocid edhe mbi popullin shqiptar në Kosovë, duke i larguar jashtë vendit mbi 1 milionë shqiptarë”, deklaron Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij, Vuçiqit nuk i interesojnë serbët e veriut, por ndarja e Kosovës, pasuritë nëntokësore e të saj.

“Ky njeri është bishë, i ardhur nga Karpatet, është totalisht i çmendur dhe shizofren. Aleksandër Vuçiq është president i Serbisë, por jo njeri i paqes, aspak paqësor, nuk e di se çka është demokracia perëndimore, por i përfaqëson vlerat slave, vlerat e urrejtjes së njerëzve. Ky njeri është i paskrupull, që nuk duhet besuar asgjë kur është fjala për raportet me Kosovën. Ky është njeriu më meritori, së bashku me KFOR-in dhe EULEX-n që veriu i Kosovës është në këtë gjendje, ai e mbajti mbi 20 vjet flakën ndezur në veri, sepse me mendje dhe zemër ishte në Kosovë, ka hyrë dhe ka dalë kur ka dashur. Këtij njeriu, nuk i interesojnë aq shumë një grusht serbësh në veri, por i intereson ndarja e Kosovës, nëntoka, pasuritë marramendëse nëntokësore të Veriut. Ky njeri është në gjendje të bëj çmos që të mos largohet nga veriu. Ky njeri është i pabesë, siç nuk kanë besë të gjithë serbët, këtij njeriut nuk duhet zënë besë. Ky njëri të pren në besë dhe në çdo kohë kur e ka rastin. Ky njeri është me zemër në Rusi, por i do paratë e Perëndimit, flirton me ta, i gënjen, i mashtron emisarët e ndryshëm nga Evropa dhe Amerika, të cilët fatkeqësisht i besojnë”, vazhdon analisti.

Ai e konsideron të çuditshëm faktin sesi BE dhe Amerika i besojnë Vuçiqit, gjersa shton se ai nuk e do paqen, e preferon errësirën.

“Këtij njeriu, i ra rasti të bisedojë në dialog midis Kosovës dhe Serbisë, sepse erdhi në pushtet përmes ultra nacionalizmit serb në Serbi. Çetniku që nuk pushon kurrë me retorikën e tij kundër shqiptarëve dhe Kosovës, që nuk mund ta merr me mend që e ka humbur atë, por ende Lufton kundër Kosovës. Kjo është fytyra e vërtetë e këtij kameleoni, këtij njeriu të pa fytyrë, të pa besë, që shitet si paqësor, por me zemër është vrastar, kriminel. Është e çuditshme sesi këtij njeriu i beson BE dhe SHBA, bile e përkëdhelin, i përulen duke dëgjuar gënjeshtrat e tij. Kjo është e tmerrshme dhe skandaloze. Me njerëz të tillë kameleon, perëndimi nuk mund të arrijë ndonjë marrëveshje, sepse ky njeri me shpirt më afër e ka urrejtjen, sesa paqen. Nuk e do paqen ai, sepse njerëzit e tillë nuk mund të orientohen, ata preferojnë errësirën, vrasjet, dëbimet e njerëzve nga tokat e tyre, rrëmbimin e tokave dhe trojeve të tjera, sidomos të shqiptarëve çfarë e bën në vazhdimësi me shekuj e dekada. Është e tmerrshme sesi i ka ra hise këtij çetniku të bisedojë për paqe, kur është kundër saj dhe i frikësohet asaj. Ky njeri frikësohet nga vetja e tij, sepse nuk është vetvetja, atë debil e udhëheqin fantazmat”, thekson Maxharraj.

Në Ohër nuk do të ketë sukses me Vuçiqin, thotë Maxharraj, gjersa shton se ai është fatkeqësia më e madhe për popullin serb.

“Prandaj, sot në Ohër nuk do të ketë kurrfarë suksesi me këtë njeri, pos dëshpërimit. Ky njeri nuk bëri asgjë gjithë këto vite. Ai në vend se të angazhohet para qytetarëve të Serbisë për zgjidhje paqësore, ai ndez Serbinë si në kohën e Millosheviqit me nacionalizëm ultra nacionalist- shovenist në urrejtje ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Ai me fjalë tjera është fatkeqësia më e madhe edhe për vetë popullin serb, nëse nuk përdoret ndonjë forcë e madhe, nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje, nuk ka paqe me të, sepse siç thotë me ndjenjën e frikacakut “nëse e nënshkruaj marrëveshjen do të më vrasin, do të më bëjnë copa copa”. Nuk e di, sesi do të sillet në takimin e sotëm në Ohër, por besoj thellë se kameleoni Vuçiq nuk do të nënshkruajë marrëveshjen siç thotë ai kundër interesave të shtetit serb dhe se Kosovën nuk do ta njoh kurrë. Prandaj, bashkësia ndërkombëtare me këtë njeri është në udhë pa krye, sepse bashkësia ndërkombëtare këtë njeri po e tërheq nga bishti, e jo nga koka”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat