Protesta kundër Asociacionit/ Analisti: Forcojnë qëndrimet e pushtetit që të mos lejohet një asociacion me kompetenca ekzekutive

Politika

Protesta kundër Asociacionit/ Analisti: Forcojnë qëndrimet e pushtetit që të mos lejohet një asociacion me kompetenca ekzekutive

Nga: A.SH Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:55
Njoftimi për protestën kundër Asociacionit

Të shtunën që kaloi është protestuar në Gjermani, protestë kjo e përkrahur nga shoqatat e bashkatdhetarëve në Gjermani, gjithashtu edhe nga qendra e Vetëvendosjes në Gjermani.

Disa nga pankartat protestuese ishin “Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, e shumë të tjera të cilat ishin edhe në gjuhën gjermane.

Kurse, sot në Kosovë do të protestohet kundër Asociacionit me shumicë serbe, për të cilin me ngulm po duan ta themelojnë ndërkombëtarët.

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se se protesta është e qëlluar dhe është dashur të bëhet masovike edhe më herët.

“Se a janë protestat rruga më e mirë për të parandaluar formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, mbetet e diskutueshme. Një protestë kunder asociacionit është mbajtur në Gjermani dhe një tjetër është mbajtur në janar në Prishtinë. Protestat e qeta janë të shëndetshme për secilin vend demokratik. Kështu edhe paralajmërimi më i ri për protestë studentore, më duket se është e qëlluar, madje mendoj unë është dashur të kemi një protestë të tillë masovike të organizuar nga studentët më herët”, thotë ai.

Sipas tij, në këtë protestë duhet të marrë pjesë edhe opozita, për të kundërshtuar një gjë të tillë, siç po duan të na e bëjnë ndërkombëtarët.

“Kosova në kohën e fundit ju ka nënshtruar trysnisë të paparë për implementimin e asociacionit të nënshkruar në vitet 2013 dhe 2015 në Bruksel, nga Thaçi dhe Mustafa, që do të thotë fillimisht autonomi e gjerë për minoritetin serb në Kosovë, të cilën gjë zatën po e dëshirojnë edhe Beogradi dhe Moska, por që një asociacion i tillë është i pa pranueshëm për Prishtinën dhe shqiptarët përgjithësisht.

Edhe pse LVV është në pushtet, nuk prishë punë organizimi apo oragnizimet e protestave të karakterit gjithëpopullor, jo vëtem nga LVV. Protestës së nesërme duhet bashkangjitur edhe opozita e cila rreth temës së Asociacionit, ende po sillet në mënyrë nonshallante të them kështu, kur dihet se është interesit madhor kombëtar, mos të lejohet një asociacion i tillë, ku cenohet rëndë sovranitetiti dhe integriteti territoral i Kosovës. Presionit që jemi duke ju nënshtruar nga BE-ja , nuk them që duhet kundërvuar, por korrespondon me të drejtën tanë si shtet sovran dhe I pavaruar i pranuar ndërkombëtarisht ,që mos të lejojmë një Republika Serpska tjetër tash në Kosovë. Duhet gjetur një model shumë më të butë në bazë të pikave të propozuara nga qeveria, që të implementohet, karshi kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Bashkësia ndërkombëtare po lihet përshtypja sikur po vepron nën presionin e luftës në Ukrainë. Kjo trysni mendoj se do të shkon në dobi të Putinit dhe Vuqiqit, në rajon, të cilët edhe po kërcënojnë me luftë përmes strukturave kriminale serbe dhe terroristëve të grupit Wagner të Rusisë”, shprehet ai.

Tutje, Mulliqi thotë se protesta e forcojnë qëndrimet e pushtetit që të mos lejohet një asociacion më kompetenca ekzekutive.

“Shpresat janë të Amerika që nuk do të lejon formimin e Serbisë së Madhe në kushtet e një lufte jo me armë por të një lufte diplomatike serbo ruse, në rajon të gërshetuar me kërcënime direkte lufte. Nëse bota demokratike u tregua homogjene në vitin 1999, duke e bombarduar Serbinë e Millosheviqit për të mos lejuar Serbinë e Madhe, të njejtën gjë ishte dashur ta përserisin edhe më Vuqiqin, kur dihet se Serbia e njeh vëtem gjuhën e forcës. Evropa sikur po tregohet shumë e butë ndaj kërkesave shoviniste serbe jo vëtem në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe në Bosnje, me aventurat e Putinit dhe Vuqiqit për luftë. Prandaj, të gjitha këto flasin se kemi nevojë për unitet të brendshëm të mbarë spektritë politike , që ti dalim zot Atdheut edhe me protesta demokratike. Këto protesta i forcojnë qëndrimet e pushtetit që të mos lejohet një asociacion më kompetenca ekzekutive. Dihet së sherr i madh është bërë më nënshkrimet e Brukselit, por që duhet gjetur forma dhe metoda që të dalim sa më faqebardhë nga një situatë e tillë, jo të lakmueshme nga presionet që po na vijnë. Putin dhe Vuqiq tashmë kan shpërfaqur në mënyrë të hapur apetitet që edhe më luftë ti realizojnë idetë shovinste të botës serbe dhe të botës ruse, e që kjo e fundit po tentohet të realizohet më luftë në Ukrainë. I kësaj logjike në Ballkan, është edhe pasardhësi I Millosheviqit në pushtet, Aleksander Vuqiqi.Këto aventura të tyre duhet të ndalohen nga NATO dhe nga vetë shqiptarët. Hilet që po na vijnë, shqiptarët i duran më shekujë, e ka ardhur koha që ato të përfundojnë. Të shpresojmë që protesta e thirrur për neser nga studentët, të jetë e qetë e masovike, për ti treguar botës së nuk lejojmë më tregti më tokat tona”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat