Çfarë po paralajmëron armatimi i Serbisë?

Politika

Çfarë po paralajmëron armatimi i Serbisë?

Nga: A.M. Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:58
Ilustrim

Udhëheqësit e Serbisë po vazhdojnë më provokime ndaj Kosovës.

Po ashtu, shteti serb po vazhdon të furnizohet me armatim.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se Kosova po kërcënohet nga Serbia.

“Në fakt Kosova si vend, nuk rrezikon askënd, madje në vijimësi, para syve të BE-së dhe gjithë botës, kërcënohet publikisht nga Serbia me agresion dhe riokupim, në kohën kur si shtet i ri, ajo ende nuk është në gjendje ta mbrojë as vetveten dhe për integritetin e tërësinë territoriale të sajë, vijojnë të kujdesen forcat ndërkombëtare të KFOR-it”, ka vlerësuar ai.

Po ashtu, Qarri ka treguar se cila është tendenca e Serbisë.

“Ndërsa shikuar në rrafshin real, problem të nivelit alarmant do duhej të paraqiste armatimi i pareshtur i Serbisë nga Rusia dhe Kina, edhe pse ajo nuk rrezikohet nga asnjë shtet fqinj dhe siç e dinë të gjithë, qëllimi i vetëm i armatimit të vazhdueshëm të Serbisë, është tendenca për agresion dhe gllabërimin e tokave të vendeve përreth me ushtri”, ka deklaruar ai.

Më tej, Qarri ka përmendur edhe pretendimet e Serbisë në veriun e Kosovvës.

“Dhe përveç territoreve të Bosnje e Hercegovinës, Serbia pretendon hapur ta bëjë pushtimin me ushtri edhe të veriut të Kosovës, siç po paralajmëron ditëve të fundit edhe shefi i ushtrisë së Serbisë, e pse jo edhe gllabërimin e Malit të Zi, për ta realizuar "botën serbe" krijuar Serbinë e madhe dhe garantuar daljen e saj në Detin Adriatik, nëse këtë e lejon Bashkësia Ndërkombëtare, akt që nuk do të mund të kalojë pa gjakderdhje të reja masive”, ka përfunduar Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat