Kush është fajtori për zbrazjen e madhe që po i shkaktohet Kosovës?

Politika

Kush është fajtori për zbrazjen e madhe që po i shkaktohet Kosovës?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 11 janar 2022 Në ora: 17:07
Pamje kur qytetarët largoheshin nga Kosova

Çështja e largimit të të rinjve nga Kosova, po vazhdon të jetë alarmante.

Ishin vitet 2014-2015, kur nga Kosova ikën qindra mijëra qytetarë. Disa ishin të rinj, beqar, por kishte edhe familjarë që së bashku me gra e fëmijët e tyre e lëshuan Kosovën. Trendi i largimeve nga Kosova vazhdoi nga atëherë pandërprerë, deri në fillimin e pandemisë dhe mbylljes së kufijve në fillim të vitit 2020, në muajin mars.

Me lirimin e masave në Europë, rifilloi lëvizja e lirë në vjeshtën që shkoi, pavarësisht disa kufizimeve që vazhdojnë të mbesin në fuqi.

Këto lehtësime e rikthyen vëmendjen e të rinjve sërish drejt perëndimit. Rritja ekonomike prej 10%, ende nuk e ka ringjallur shpresën.

Sa veta do të ikin për një sezonë apo për një vit?

Dy vite gati të mbyllur, si duket e kishte mbledhur shumë numrin e atyre që shpresojnë në perëndimin.

Kështu së fundmi, ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se 56 mijë e 639 qytetarë kanë aplikuar për termine për vizë pune në këtë shtet.

Një shifër vërtetë trishtuese që është rreth trefishi i mesatares së lindjeve në Kosovë në vitet e fundit, para pandemisë.

Po sa do të ikin brenda një stine apo një viti?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat