Vuçiq në Shqipëri/ Analisti kërkon protesta deri në shpërbërjen e “Open Ballkanit”

Politika

Vuçiq në Shqipëri/ Analisti kërkon protesta deri në shpërbërjen e “Open Ballkanit”

Nga: A.SH Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 20:26
Edi Rama, Aleksandër Vuqiç, Zoran Zeav

Sot u mbajt protesta e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.

Qëllimi i kësaj proteste ishte kundërshtimin i ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Shqipëri, për inciativën “Ballkani i hapur”.

Në atë protestë u mbajtën edhe familje të cilat shprehën pakënaqësit në lidhje me “Ballkanin e hapur”.

“Treshja Vuçiç dhe vasalët e tij përpiqen ta paraqesin edhe si politikë që e mbështesin edhe SHBA, është mashtrim. SHBA kanë qenë faktor paqe stabiliteti dhe janë, por dua të them që Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe ai është multimiliarderi George Soros. Më lejoni t’u bëj thirrje SHBA që të ndalojnë çdo veprimtari politike që dublon. Edi Rama kreu i Meduzëz dhe ministrat e tij. këto 8 vite u vodhëm dhe plaçkitëm më shumë se sa qytetarët e tjerë të Evropës dhe botës”, tha Berisha.

Lidhur me këtë analisti Faton Mehmeti, ka thënë se protesta ishte e qëlluar dhe se një e tillë duhet të mbahet edhe në Prishtinë.

“Ka qenë shumë e nevojshme një protestë e tillë, paralelisht një e tillë është dashur të mbahet edhe në Prishtinë. Në këtë kuptim e vlerësoj të qëlluar organizimin e protestës nga z.Berisha, i cili tregoi edhe një herë se është në krah të Kosovës”, ka thënë analisti.

Sipas tij, Rama po vazhdon që me qasjen e tij të tregojë e se është shndërruar në argat dhe zëdhënës të Vuçiqit dhe interesave serbo-ruse.

“Krejt e kundërta ndodh me z.Rama i cili është shndërruar në argat dhe zëdhënës të Vuçiqit dhe interesave serbo-ruse. Protestat nuk duhet të ndalën, ato të vazhdojnë derisa të shpërbëhet idea e rrezikshme anti shqiptare "Open Ballkan", përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat