Juristi flet për rezultatet preliminare/Tregon faktorët që ndikuan në rikthimin e partive të vjetra politike

Politika

Juristi flet për rezultatet preliminare/Tregon faktorët që ndikuan në rikthimin e partive të vjetra politike

Nga: M.H. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur balotazhi i partive politike nga zgjedhjet e 17 tetorit.

Me përfundimin e numërimit të votave, KQZ arriti të dal me rezultatet preliminare për komunat e vendit.

PDK në raundin e parë arriti të fitojë katër komuna, kurse në balotazh pesë. Gjithsej nëntë komuna.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila arriti të fitojë shtatë komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje katër komuna.

Në lidhje me këto rezultate në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani, i cili u shpreh se me këto rezultate mund të shohim një rikthim të partive të vjetra në skenën politike.

Image
Blerim Burjani

Duket se po, rikthimi po ndodh, ky rezultat është tregues se partitë e vjetra nuk kanë alternativë, pra VV nuk duket të jetë alternativë por ishte eufori, kjo çfarë ka ndodh është tregues i qartë se vota nuk jepët për ata që nuk punojnë shumë”, u shpreh ai.

Juristi thotë se LDK ka gjetur kandidat të përgatitur për këtë arsyeje edhe arriti të fitoj Prishtinën.

LDK gjeti një kandidat të përgatitur mirë dhe ringjalli shpresat e prishtinasve se do të rimëkëmbet qyteti, do të ketë një pamje tjetër mbi të gjitha normale”, thotë juristi.

Në fund, ai shton se partitë e vjetra në këtë balotazh janë kthyer fuqishëm pasi LVV nuk ka pasur kandidatë të serioz.

Në shumë komuna u kthyen fuqitë e vjetra politike në Kosovë duke iu falënderuar VV-në me kandidatë anonim nuk fitohet, pra nuk patë seriozitet fare dhe humbi Prishtinën dhe shumë komuna tjera”, përfundoi Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat