“Vrasje, plaçkitje dhe uzurpime”/ 20 vitet e errëta të Kosovës së zhytur në krim politik dhe ekonomik

Politika

“Vrasje, plaçkitje dhe uzurpime”/ 20 vitet e errëta të Kosovës së zhytur në krim politik dhe ekonomik

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 1 nëntor 2021 Në ora: 08:17
Valdrin Beqiri

Të premten mbrëma në lagjen Tavnik ndodhi një ngjarje e rëndë, pasi një person vdiq nga plagët e marra nga thika. 

I vrarë mbeti 25 vjeçari Albert Muja, nga qyteti i Mitrovicës. 

Lundrim Beqiri dhe Ardit Zymberi janë dy të arratisurit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen e Albert Mujës 26-vjeç, në Mitrovicë të shtunën. 

Lundrim Beqiri është i njohur për autoritetet shtetërore. 

Tri vjet më parë, në janar të 2018-s, ai ishte prangosur nga Policia e Kosovës në oborrin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë. 

Policia e Kosovës kishte arrestuar Beqirin dhe një shoqërues të tij për armëmbajtje pa leje, në afërsi të objektit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Ata kishin shkuar në gjykatë në një ditë kur V.B, vëllai i Lundrim Beqirit, po gjykohej për vrasjen e të riut Valon Sadiku. 

“Rreziku shtohet për plaçkitje dhe uzurpime” 

Image
Blerim Burjani

Juristi Blerim Burjani, ka theksuar se dukuritë e tilla vetëm do të rriten, nga pamundësia e një jete normale. 

Ai shtoi se Kosova po ballafaqohet me krizë enorme, madje kur të shtohet edhe krimi politik, gjë që përbrën një pasqyrë kriminale. 

“Dukurit e tilla kanë me ardhë duke u rritur krahasë vështirësive financiare, vrasjet rriten si rezultat i depresionit, i pamundësisë për një jetë dinjitoze dhe normale, rritja e krimeve në krizat e mëdha ekonomike është evidente. Kosova po ballafaqohet me krizë enorme që po ndikon negativisht shumë, tash rreziku shtohet për plaçkitje, grabitje uzurpime, kur t’i shtohet edhe krimi politik, i cili që 20 vjet nuk është luftuar fare, atëherë kjo përbën një pasqyrë kriminale të gjerë në Kosovë, fatkeqësisht trendi është negativë në mungesë të një prokurorie adekaute”, tha Burjani. 

 “Nga policia kërkohet një gatishmëri në harmoni me ligjet” 

Image
Hajrullah Tërnava

Kurse, eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se rrethanat me krime të rënda janë shqetësuese. 

“Rrethanat e përditëshmërisë në të cilën po jetonë populli i Kosoves, e kur po ndodhin krime të rënda deri në vrasje mes veti, janë është shqetësuese dhe tronditëse. Dikur mendonim se nëse çlirohemi prej armikut tonë shekullor, të gjithë ne do të jemi të përafruar si vëllezër dhe do të ecim drejt qëllimeve më të mira civilizuese, sikur që është shkollimi i përkryer, punësimi, sport dhe tjera të drejta civilizuese që i kanë tjerë popuj të civilizuar, dhe me këto veprime do të dëshmohej se shtetet tjera ia vlen të investojnë  në vendin tonë”, tha ai. 

Tutje, ai theksoi se po ndodhin probleme kriminale të prapambetura, madje edhe vrasje familjare duke shtuar se kjo është fenomen që duhet  hulumtuar.
  

Tërnava e sheh si shqetësuese vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë, derisa thotë se rastin e bën edhe më të rëndë fakti që vrasësi ishte i njohur për policinë. 

 “Në të kundërtën tani po ballafaqohemi me probleme tjera kriminale të prapambetura që në shumë shtete të përparuara nuk egzistojnë raste të tilla makabre të vrasjeve mes veti të një kombi, dhe po ndodhin edhe vrasje familjare mes veti, që kjo praktikë është për tu analizuar dhe hulumtuar. Shqetësim i madh ishte rasti i vrasjes në Mitrovicë i të riut 26 vjeçar nga dy të rinjë të tjerë. Ky shqetësim i madh është tronditës edhe për t`u habitur, kur dihet se ky vrasës ishte i njohur edhe për policnë e vendit, sepse vepra të tilla kishte kryer edhe më herët dhe tani si recidivist e kryen këtë vrasje makabre”, shtoi ai. 

Më tej, ka ngritur dyshimet se si një person i njohur nga policia për vepra kriminale, e ka lirinë të bartë armë.  

“Nëse një person është i njohur policisë, me veprat kriminale që i ka kryer disa herë, shtrohet pytja se si ai person e paska atë liri që me veti të bartë armën e zjarrt, sikur që është revolja apo edhe tjetër armë, e duke e ditur dhe duke e pasur parasysh se është i njohur i policisë per veprat e tij kriminale, shtrohet pyetja se a po i kryejn detyrat e veta të përditshme policia në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, e kur dihet, se në numër kurr ma shumë Kosova nuk ka pasur policë se tani. Një vrasje e tillë sikur ka ndodhur në Mitrovicë, e kohëve të fundit të tilla vrasje kanë ndodhur në shumë vende të Kosovës, duhet të shqetësohet i tërë populli i Kosovës, sepse nëse një vepërkryes-recidivist e paska vra një qytetar, atëherë krijohen dyshime edhe për lëvizje të lira të tjerë qytetarëve në qytet, sepse një gjë e tillë e vrasjes mund t’i ndodhë çdo kujt”, theksoi Tërnava. 

Më tej deklaroi se policia duhet të jenë vigjilentë në punën e tyre, në veçanti t’i kenë në mbikqyrje personat problematikë me vepra të rënda. 

Po ashtu, sipas tij, vepërkryesit të marrin dënimet e merituara dhe të qëndrojnë në burgje për aq kohë sa janë të dënuar. 

 “Preferohet që policia në kryerjen e detyrave të tyre të përditshme duhen të jenë vigjilent dhe në përputhshmëri me ligjet në fuçi, t’i përdorin autorizimet e tyre që ua lejojn ligjet, në kryerjen e detyrave të tyre, dhe sidomos t’i kenë në mbikqyrje personat problematik, e në veçanti recidivistat që i përsëritin ato vepra të rënada të vrasjeve të njerzve, apo te vepra tjera që ua rrezikojnë lirit e të drejtave të qytetarëve që ua garantojn ligjet. Gjithashtu preferohet që institucionet e Kosovës të veprojnë në përputhshmëri dhe harmoni me ligjet e saj, dhe vepërkryesit që llogariten si recidivist të marrin dënimet e merituara dhe të qëndrojnë në burxhe aq gjatë për sa janë të dënuar, dhe mos të rehabilitohen apo mos të amnestohen në mbajtjen e dënimeve të tyre sikur ka ndodhë në disa raste, dhe pamvaresisht që edhe kur ta kryejn burgun gjatë jetës së tyre, të jenë te mbikqyrur (të legjitimuar dhe të bastisur) nga ana e policisë në shumë raste kur i takojn ata në qytet apo gjetiu”, tha Tërnava. 

Ai ka deklaruar më tej se nëse policët do t’i kryenin detyrat në harmoni me ligjet, tani nuk do të kishim raste të tilla.

“Policia e Kosovës sikur t’i kryenin detyrat e tyre ligjore në përpikëshmëri me ligjet që i autorizojnë ata, tani nuk do të duhej të kishim raste të tilla të vrasjeve të shpeshta sikur që po ndodhin në Kosovë. Nga ana e policisë së Kosovës kërkohet një gatishmëri dhe aktivitet më i përpikt në harmoni me ligjet që ua garantojnë ato autorizime, dhe me veprimet që do i ndërmarrin në preventive ata, qytetarët do t’i gëzojnë liritë e tyre të perditshme që ua garantojnë ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës”, ka përfunduar Hajrullah Tërnava. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat