Loja me dy karta, kërkohet nga BE-ja që të kushtëzojë Serbinë

Politika

Loja me dy karta, kërkohet nga BE-ja që të kushtëzojë Serbinë

Nga: A.M. Më: 15 gusht 2021 Në ora: 15:01
Ilustrim

Serbia vazhdon të ketë qëndrimin e njëjtë ndaj Kosovës.

Por, po kërkohet që Bashkësia ndërkombëtare që ta kushtëzojë Beogradin me kërkim falje për krimet e kryera  gjatë luftës, si dhe ta njoh realitetin e krijuar pasi tashmë Kosova ka disa vite që është shteti pavarur.

Profesori Refik Hasani, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka folur për  Ballkanin e hapur, si dhe për rolin e shqiptarëve në rajon.

“Çdo iniciativë për këtë pjesë të Ballkanit, ne shqiptarët duhet të jemi që i japim funksionalizim, në të kundërtën do të dështon edhe “Ballkan Open”, sikur që kanë dështuar shumë iniciativa. Ne, shqiptarët në këtë pjesë të Ballkanit jemi populli me numër më të madh, prandaj pa përkrahjen tonë asgjë nuk do të ketë sukses. Në Serbi, tani më 3 prill të vitit 2022, janë shpallur zyrtarisht dhe  do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare. Zgjedhjet ishin mbajtur më 21 qershor 2020, dhe a do të ketë ndryshim, përkatësisht humbje të fuqisë  të Partisë Përparimtare Serbe, të udhëhequr nga ish-kryeministri e aktualisht Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, mbetët të shihet. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të ketë zvogëlim të fuqisë së votës  dhe nuk do të mundë të vazhdoj të luan rolin dominont në Serbi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai dhënë një paralajmërim për qasjen e Serbisë ndaj Ballkanit të Hapur.

Image
Refik Hasani

“Përbërje e parlamentit të Serbisë, do të ndryshon edhe qasjen për” Ballkan Open” dhe qëndrimin, jo vetëm ndaj Republikës së Kosovës por edhe ndaj ish-RSFJ-ës dhe do të jap efekte për vetë Serbinë që përfshin edhe Vojvodinën, Sangjak, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë,dhe Rajone tjera ku jetojnë vllehtë, bullgarët etj, Legjislatura nga zgjedhjet e 3 prillit të vitit 2022, në Serbi  do të krijon premisa  më të qartë e më reale që Serbia do të vazhdojë rrugën dhe raportet e afrimit mes BE-në apo me Rusinë”, ka vlerësuar ai.

Gjithashtu, Hasani ka përmendur disa “lojërat” të cilat i ka bërë Serbia, duke thënë përshtypje të rrejshme kinse është me BE e SHBA-në.

“Serbia ashtu si kemi shkruar shumë më herët është dhe do të mbetët në mesë të BE-së dhe Rusisë. Por, gjithnjë duke krijuar një përshtypje të rrejshme që është me BE-në dhe Amerikën e më pakë me Rusinë dhe Kinën. Serbia i konsiderojnë dhe i trajton Rusët si vëllezër dhe miq të përjetshëm dhe disa shtete të veçanta kurse strukturat edhe mekanizmat e BE-së si partnere dhe me interes strategjik për të përfituar sa më shumë ekonomikisht. Po ashtu edhe me vëllezërit Kinezë do të vazhdojnë të mbajnë, forcojnë dhe rrisin raporte miqësore”, ka cilësuar profesori.

Sipas tij, Serbisë duhet t`i vendoset kushte nga Bashkësia ndërkombëtare, duke cekur të mos t`i lejohet përzërja në Veri të Kosovës.

“Bashkësia ndërkombëtare do të duhej vendosur kushte dhe standard që duhet së pari t’i plotëson nëse donë të anëtarësohet në radhë të parë në BE. Mbi të gjitha jo vetëm të pranoj Republikën e Kosovës por edhe do të duhej ndalur diskriminimin në Vojvodinë, Sanxhak, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, dhe rajone tjera ku jetojnë vllehtë, Bullgarët etj, të mos përzihet Serbia dhe në Republikën Srpska në Bosnjë Hercegovinë, në Veri të Kosovës, në Mal të Zi, Maqedoni etj”, ka deklaruar Hasani.

Ai edhe njëherë e ka ritheksuar se Beogradi duhet kushtëzuar që të kërkojë falje për krimet e kryera gjatë luftës dhe se duhet ta pranojë realitetin.

“Beogradi zyrtarë do të duhej kushtëzuar të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin shekullor ndaj neve shqiptarëve, të pranoj realitetin e ri duke pranuar Republikën e Kosovës, të ndryshohet preambula e kushtetutës e që në vend të Kosovës të përfshihen shqiptarë e Krahinës shqiptare si Rajon dhe popullatë autoktone që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën dhe si komunitet që ka gjithandej në Serbi dhe Vojvodinë  Legjislatura e Parlamenti të Serbisë do të duhej të ndalin diskriminimin në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe në Rajone tjera të populluara me banorë autokton jo Serb”, ka përfunduar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat