Analisti tregon rastin e Kroacisë, ja pse duhet të ndalohet pjesëmarrja e Bregoviçit në Korçë

Politika

Analisti tregon rastin e Kroacisë, ja pse duhet të ndalohet pjesëmarrja e Bregoviçit në Korçë

Nga: A.Z Më: 9 gusht 2021 Në ora: 19:33
Goran Bregoviç

Bashkia e Korçës është vënë në qendër të kritikave për shkak se ka ftuar këngëtarin serb, Goran Bregoviç, në Festën e Birrës, që mbahet në mes të muajit gusht.

Në rrjetet sociale janë shtuar thirrjet për anulimin e ftesës për Bregoviç, pasi e quajnë atë “këngëtar të ultra nacionalizmit serb”.

Edhe analisti politik Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Bregoviç me këngët e tij ka qenë i pozicionuar kundër shqiptarëve, madje ishte edhe inspirues i gjenocidit serb.

Mulliqi thekson se ai kishte kërkuar që “Kosova dhe Metohia”, të mbrohen me Kallashnikov, me ç’rast edhe kënga e tij titullohet kështu.

“Thirrja që iu bë këngëtarit serb Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë, ka nxitur reagime të shumta me arsye, në Kosovë. Bregoviq moti ishte pozicionuar me këngët e tij kundër shqiptarëve. Ai ishte inspirues i gjenocidit serb, kishte takuar edhe kriminelin e luftës në Bosnje, Radovan Karagjiqin. Bregoviq që më shumë është alkoholist dhe drogagji se sa këngëtar, kishte kërkuar që “Kosova dhe Metohia “ të mbrohen më Kallashnikov, kështu titullohet edhe kënga e tij. Shqiptarët ende i kanë plagët e freskëta nga lufta, ende i kanë të freskëta masakrat serbe dhe inspiruesit e saj”, tha ai.

Ai ka shtuar më tej se interesim ndaj tij kanë vetëm organizatorët, por jo edhe publiku.

Përveç kësaj, Mulliqi e bën edhe një krahasim, ai thotë se më pak luftëra ka pasur në Kroaci se në Kosovë, dhe prapë i është ndaluar pjesëmarrja këngëtarit serb, Bajaga, vetëm se kishte kënduar këngë çetnike.

“Nuk besoj se ka interesim nga publiku për këtë këngëtar të shovenizmit serbomadh, për posorganizatorit dhe qarqeve të caktuara politike në Shqipëri. Thirrja e tij në Korçë, është sjellje jo normale e organizatorit. Nëse është nevoja Bregoviqit duhet t’i ndalohet pjesëmarrja edhe me protesta. Vetëm një krahasim. Në Kroaci ka pasur më pak luftë, dhe shumë më pak viktima kroate të luftës në krahasim me Kosovën. Në vitin 2018 këngëtarit serb, Bajaga i ishte ndaluar pjesëmarrja në një koncert në qytetin e Karlovcit nga Veteranët e Luftës, për shkak se ky këngëtar në vitin 1993 në Knin kishte kënduar këngë çetnike”, shtoi ai.

Tutje ka potencuar se gjithmonë kanë qenë të afërta marrëdhëniet e politike me këngëtarët serbë.

Sipas Mulliqit, edhe nëse Bregoviq të ishte shpallur nga Rama qytetar nderi, prapë nuk do të thotë që ai të jetë pjesë e festivaleve.

“Marrëdhëniet këngëtareve serbe me politikën, kanë qenë gjithmonë të afërta, e sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët. Edhe organizatorët në Korçë ishte dashur të ndalojnë pjesëmarrjen e një këngëtari serb çfarë është Bregoviq. Nëse Edi Rama në vitin 2006 e kishte nderuar Bregoviqin Qytetar Nderi të Tiranës , dhe nëse ai i ka dëgjuar me vëmendje këngët e grupit “Bijelo Dugme” të ish Jugosllavisë, kjo nuk do të thotë së Goran Bregoviq, sërish të marr pjesë në një festival , por tash në Korçë”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat