Kritikat e opozitës për taksën për regjistrimin e automjeteve, flet analisti

Politika

Kritikat e opozitës për taksën për regjistrimin e automjeteve, flet analisti

Nga: A.Z Më: 16 korrik 2021 Në ora: 16:08
Kuvendi i Kosovës

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me diskutime për taksën prej 5 eurosh të vendosur nga ministria e Infrastrukturës për regjistrim të automjeteve.

Deputeti i PDK-së, Fadil Nura tha se ky vendim po merret nga terrasat luksoze të Greqisë tek lagja Marigona.

Ai bëri thirrje që prokuroria të veprojë në këtë rast, duke ftuar qytetarët t’i thonë jo kësaj taksa që ai e quajti “plaçkitëse të Kurtit”.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se kjo takes është kundër interesit të qytetarëve.

Ai thotë se taksat për mbeturina, ujë dhe të tjerat, nuk mund të thuhet se janë taksa, por janë shpenzime të qytetarëve, ose thjeshtë ngarkesë e mundësive ekonomike.

“Taksa ekstra e vendosur për makina natyrisht se është kundër interesit dhe gjendjes së qytetarëve të Kosovës. Mjaftë paguan qytetari taksa të ndryshme. Fillon ajo nga tatimet e ndryshme dhe kalon te taksa në punë, taksa për makinë 40 euro, taksa për ujë, taksa për mbeturina, taksa e taksa tjera. Mumd të thuhet se nuk janë taksa këto. Mirëpo, e vërteta është se hynë në shpenzimet e qytetarëve. Quaje si të duash. Tash edhe 5 euro është tjetër thjeshtë ngarkesë mbi mundise ekonomike e financiare që i ka qytetari ynë”, tha ai.

Tutje ka shtuar se qeveria duhet të heqë këtë takes, sepse sipas tij, është plaqkitje ndaj qytetarëve, gjë që është vepër penale që i detyron edhe organet e shtetit të reagojnë.

“Kështu e kanë sjellur qytetarin në gjendje që të ketë probleme edhe për gjërat elementare të jetës së tij. Qeveria kërkohet të tërheqë këtë taks. Taksa e tillë është edhe një plaqkitje tjetër që i bëhet qytetarëve tanë për interesat e grupimeve të ndryshme mafioze. Nuk ka termin tjetër përveç kësaj terminologjije juridike për veperat e tilla penale. Plaqkitja është vepër penale dhe e detyron prokurorin dhe organet e shtetit të reagojnë. Shpresoj se edhe kështu do të veprohet”, përfundoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat