Të mos diskutohet në Bruksel/Kështu duhet të veprojë Kosova për Liqenin e Ujmanit

Politika

Të mos diskutohet në Bruksel/Kështu duhet të veprojë Kosova për Liqenin e Ujmanit

Nga: A.Z Më: 25 qershor 2021 Në ora: 16:31
Ujmani

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka folur për Liqenin e Ujmanit, që sipas tij, Kosova e ka blerë edhe tokën e Serbisë ku shtrihet Ujmani në territorin serb.

Ai ka publikuar edhe katër pika që sipas tij janë rruga e duhur e Ujmanit.

“E para, duhet synuar që Ujmani të mos diskutohet në kuadër të dialogut. Është çështje puro tekniko-inxhinierike e cila duhet të rregullohet në përputhje me praktikat më të mira për menaxhimin e ujërave ndër-kufitare. Me fjalë të tjera, këtu vend për politik nuk ka. Çfarëdo që thotë përvoja më e mirë ndërkombëtare në menaxhimin e ujërave – atë e bëjmë. E dyta, duhet të përgatitet një platformë e cila do të shpjegon përse faktet ligjore, financiare dhe tekniko-inxhinierike janë në favorin e Kosovës. E treta, duhet shpjegojmë përse modeli i Lumit Kolumbia nuk mund të aplikohet në rastin e Ibrit; dhe e katërta çdo dakordim që bëjmë duhet të udhëhiqet nga e drejta ndërkombëtare ujore pasi që e drejta ndërkombëtare mbron çdo pozicion dhe interes të Kosovës”, ka shkruar ai.

Lidhur me këtë, analisti Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Liqeni i Ujmanit ka rëndësi sepse në radhë të parë shërben për furnizimin me ujë të popullsisë, pastaj prodhimin e energjisë elektrike, pra duke e parë rëndësinë e tij, në bazë të ligjeve edhe Serbia ka pasur të drejtë ta shfrytëzojë, mirëpo shteti serb humbi kontekstin për qasjen në këtë liqen.

“Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në radhë të parë për furnizim me ujë të popullsisë në fshatra dhe qytete të Kosovës, ujitjen e tokave bujqësore, furnizimin e Termoelektranave të Kosovës me ëtë liqeujë për ftohje, si dhe për prodhimin e energjisë elektrike me ujin e tij, pasi që është dëshmuar se ka edhe potenciale të tilla. Madje duke pasur parasysh rëndësinë tij, Kosova përveçse këtë liqe e ka ndërtuar me kredi të marra nga Banka Ndërkombëtare për Ndërtim dhe Zhvillim, ajo qysh në fillim, në bazë të ligjeve ndërkombëtare, ka blerë edhe tokat për skaj burimit dhe rrjedhës së ujit, në Serbi, në mënyrë që të ketë të drejt t’i shfrytëzojë, kështu që shteti serb, ka humbur edhe kontestet gjyqësore, për pjesëmarrje dhe qasje në ujin e këtij liqeni, magjepsës dhe njërit prej liqeve më të mëdhenj artificial ne Ballkan”, tha ai.

Qarri ka shtuar se ky liqen ka filluar të jetë i diskutueshëm qysh nga momenti kur Hoti e bëri Serbinë hisedare në Ujman, gjë që nga kjo Hoti duhet dënuar për shitjen e interesave shtetërore të Kosovës.

Ai më tej shtoi se për të pasur të drejtën e shfrytëzimit të ujit, ishte e detyruar të blinte toka përreth burimit, madje edhe në pjesën e territorit që gjendet sot nën Serbi.

“Vetëm pas marrëveshjes së nënshkruar në Uashington nga Avdullah Hoti i cili padrejtësisht e bëri Serbinë hisedare në Ujman, liqeni i Ujmanit realisht është kthyer në çështje diskutimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çka Avdullah Hoti duhet hetuar nga prokuroria dhe dënuar për shkelje të ligjit dhe shitjen e interesave shtetërore të Kosovës. Me fjalë tjera, sa i takon vet liqenit të Ujmanit, i cili ka një gjatësi prej 23 kilometrash dhe sasi uji prej 380 milionë kub, ai edhe sot, është një nga liqetë më të mëdhenj artificial në Ballkan, dy të tretat e të cilit ndodhen në territorin e Kosovës, ndërsa një e treta e tij, në territorin e shtetit serb, ndaj Kosova për të garantuar të drejtën ndërkombëtare të shfrytëzimit të ujit dhe tokave nga kalonte uji,qysh para ndërtimit, ishte e detyruar t’i blinte tokat për rreth burimit dhe rrjedhës së ujit edhe në pjesën e territorit që sot gjendet nën Serbi”, potencoi Qarri.

Tutje, ai deklaroi se Shasha ka të drejtë, që sipas pikës së parë pra Ujmani të mos diskutohet në kuadër të dialogut, sepse është çështje puro tekniko-inxhinierike, pra këtu nuk ka vend për politikë.

“Kështu që edhe drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka të drejtë kur thotë se Kosova ka blerë sipërfaqet e tokave dhe hapësirës ku sipas projektit ndërtues, parashihej të shtrihej Liqeni i Ujmanit nën territorin serb. Ndaj dhe me arsye të plotë, ai ka publikuar edhe katër pika të veçanta, të cilat edhe janë rruga e duhur, për sqarimin e çështjes së Ujmanit. “E para, duhet synuar që Ujmani të mos diskutohet fare në kuadër të dialogut, gjë që nuk ishte paraparë asnjëherë. Kjo për vet faktin, se është vetëm çështje puro tekniko-inxhinierike e cila duhet të rregullohet në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare për menaxhimin e ujërave ndër-kufitare, pa futjen e Serbisë hisedare në ujërat e tij, të cilat janë jetike dhe të pazëvendësueshme për mbijetesën e ekonomisë tonë dhe vet shtetit të Kosovës. Me fjalë të tjera, siç thotë edhe z.Shaha, këtu nuk ka vend për politikë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, ne si vend do e bëjmë atë që e thotë përvoja më e mirë ndërkombëtare, pastaj pika e dytë pra të përgatitet një platformë për të shpjeguar detajet, si dhe pika e tretë dhe e katërt që sipas së cilave të japim argumente bindëse dhe se për çdo dakordim duhet të udhëhiqemi nga e drejta ndërkombëtare.

“Ndaj dhe çfarëdo që thotë përvoja më e mirë ndërkombëtare në menaxhimin e ujërave – ne si vend i lirë atë edhe e bëjmë. E dyta, duhet të përgatitet një platformë e cila do të shpjegonte në detaje, se përse faktet ligjore, financiare dhe tekniko-inxhinierike janë në favorin e Kosovës. Dhe e treta, duhet të shpjegojmë me argumente bindëse se përse modeli i Lumit Kolumbia nuk mund të aplikohet në rastin e Ibrit; si dhe e katërta edhe çdo dakordim që bëjmë duhet të udhëhiqemi nga e drejta ndërkombëtare ujore pasi që e drejta ndërkombëtare mbron çdo pozicion dhe interes të Kosovës” në rastin e liqenit të Ujmanit”, ka përfunduar Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat