Kosova ende pa shef të AKI-së, eksperti i sigurisë ka një thirrje për krerët e shtetit

Politika

Kosova ende pa shef të AKI-së, eksperti i sigurisë ka një thirrje për krerët e shtetit

Nga: A.SH Më: 29 mars 2021 Në ora: 16:03
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Institucioni i AKI-së, tash e sa muaj është me ushtrues detyre. Kjo për faktin se në tri vitet e fundit kjo Agjenci vitale për shtetin e Kosovës, ka ndërruar tre drejtorë.

E, drejtori i AKI-së emërohet nga presidenti dhe kryeministri së bashku, me mandat pesëvjeçar, me mundësi riemërimi edhe për një mandat.

E gjitha kjo ka mbetur si pasojë e situatës politike të ndodhur në vendin tonë.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka thënë se kjo është si pasojë e politikës e cila ka krijuar një pasqyrë jo e mirë në arenën ndërkombëtare të institucioneve mike të AKI-së.

“Ka afro 3 muaj që institucioni më i veçantë i shtetit ka mbetur me U.D dhe si pasojë e situatës politike është krijuar një pasqyrë jo e mirë në arenën ndërkombëtare të institucioneve mike të AKI-së, që është duke humbur kredibiliteti i punës së këtij institucioni si rezultat i lirimeve nga detyra dhe shkarkimeve të drejtorëve të këtij mekanizmi”, ka thënë Shala.

Image
Drizan Shala

 

Sipas tij, kjo qeveri e re e cila sapo është krijuar duhet të ndërmerr hapa konkret për të zgjedhur drejtorin e ri të këtij institucioni.

“Qeveria e z.Kurtit me Presidentin e vendit sa më parë duhet të ndërmarrin hapa konkret për të zgjedhur drejtorin e ri të këtij institucioni, i cili duhet të jetë i pavarur në aspektin politik dhe me integritet të lartë profesional por edhe atij kombëtar”, përfundon Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat