Njëqind ditë shqiptar teknik

Opinione

Njëqind ditë shqiptar teknik

Nga: MUHAMED HALILI Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 13:26
Autori Muhamed Halili

Koalicionin e tashëm qeveritar LSDM-BDI e kanë kapluar ethet e minjëve. Ata nuk i zë gjumi sepse ditë e natë janë në terren. Nga të gjitha strukturat partiake e qeveritare më aktivi është lideri i BDI-së Ahmeti.

Kryeministri i deridjeshëm Kovaçevski është optimist dhe më 8 maj pret festë sepse pret riemërimin për kryeministër përderisa Zeçeviq, Mariçiq u ulën në të njejtën tryezë me ata të “Vetëvendosjes” së Albin Kurtit për të shkëmbyer mendime për “bashkëpunimin ndërkombëtar midis dy partive socialdemokrate”, siç u shprehën ata.

Ende nuk më është e qartë cili ka qenë misioni i presidentit Pendarovski që në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale të vizitojë Kosovën dhe të takohet me homologen e tij Vjosa Osmani dhe ctë larta të politikës kosovare.

Shpirtëkëqinjtë thonë se ndoshta përveç punëve shtetërore është biseduar që opozita shqiptare të mos garojë në zgjedhjet presidenciale me kandidatin e saj.

Abaz Xhuka, e nisi misionin e tij bindës mediatik në Tv Klan në Tiranë me ç’rast u vetëshpallë për personalitet i vitit midis shumë shqiptarëve të dalluar dhe merituar në jetën kulturore, politike e arsimore në Shqipëri.

Në RTK kombëtare ai e qortoi Albin Kurtin dhe e bëri “rezil” se si mund ai të përzihet në punët e brendëshme të “feudit” të tij Maqedonia Veriore.

Mësova se edhe “miqëve tanë ndërkombëtar” Lideri ua kishte qajtur të njejtin hall.

Në “Opinion” gjithsesi se dominuan pyetjet e Blendit dhe përgjigjet e Liderit të kurdisura që më parë nga Blendi Fevziu lidhur me rininë “patriotike” të Abazit, me ëndrrën e tij të braktisur për “bashkim gjithëkombëtar” (fake news) sepse tash nuk na qenka koha. Tempora mutantur (kohët ndryshojnë) spjegon Lideri.. Evropa nuk duron më krisje pushkësh, shtete të mëdha etnike, tashmë rroftë demokracia! Kjo është sikur besimtarëve t’u thuash inshalla e bënë Zoti të shifemi në xhenet!

Për fat të keq Blendi Fevziun, Baton Haxhiun, Berat Buzhallën dhe Adriatik Kelmendin edhe pardje i pamë në llozhën e diplomatëve karshi gazetarëve të vendit të vendosur në katin përdhesë në kohën kur inaugurohej shqiptari teknik për president shteti.

Kur shkruaj për shqiptarin teknik nuk mendoj për Talat Xhaferin sepse kam konsideratë personale për te, për aftësitë e tia menaxhuese dhe as që dyshoj për përkushtimin e tij kombëtar.

Shkruaj për institucionin “Përzhino” dhe asgjë tjetër.

Gazetarët, miq të Liderit, ditën einaugurrimittë shqiptarit teknik tërë kohën voziteshin me vetura zyrtare dhe shëtitjen e tyre e paguan taksapaguesit e vendit.

Jashta ballkonit, Blendi megjithate i iku pyetjes së Furkan Saliut, një gazetari të ri në moshë, dhe nuk iu përgjegj se kush në Maqedoni e paguan shëtitjen e tyre duke i lëvdëruar të “arriturat shekullore” të shqiptarëve të BDI-së së Alisë.

Dhe, jo vetëm kaq. Batoni në një atmosferë gëzimi e harreje nga ballkoni i kërkoi falje Alisë për kritikat e tia shumë të ashpra ndaj tij sepse ai ka qenë në lajthitje për kapacitetet poseduese intelektuale dhe politike të Liderit.

Ditmir Bushati, një ish ministër i jashtëm i Edi Ramës shkroi një kolumnë drejtuar neve shqiptarëve të Maqedonisë (pardon Veriore) të esullohemi në cilin shekull të “të arriturave” të mëdha ekonomike, politike e kulturore jetojmë dhe mos i përbuzim të mirat e Liderit se na vret Zoti..

Në të vërtetë kolumna ishte një pjesë e deklaratës së homologut të tij dhënë një mediumi maqedonas. Shkurt thënë kolumna ishte një plagiat!

Megjithate, edhe përkundër gjithë kësaj, pushtetmbajtësit thonë se Rama nuk përzihet në punët e brendëshme të Maqedonisë. Këtë e bënë kokëforti Kurti.

Për befasinë time, kësaj teme të përzierjes së Kurtit në punët e brendëshme të Maqedonisë, RTV Dukagjini i kishte dhënë rëndësi tepër të madhe dhe kishte organizuar një debat në të cilin tre gazetarë dhe udhëheqësi i emisionit me duar në xhep dhe duke bërtitur si në livadh sulmonin Izet Mexhitin e qetë pse nuk i është lojal Liderit dhe pse nuk shkon t’ia puthë dorën Alisë e t’i thotë: baba sheh ne jemi me ty deri në vdekje, ti je kryeplaku ynë. Ashtu siç një profesor i UT-së dhe sekretar gjeneral i një partie politike para katër vitesh me puthjen e dorës KRYEPLAKUT shkoi ambasador në Romë.

Leni, pashi nderin, mos bërtitni me duart në xhepa dhe mos shitni nasihate për mospërçarjen e votës së shqiptarëve se e keni kotë. Izet Mexhiti e ka zgjedhur rrugën e vet. Mos e shqetsoni atë se me shqetsimin e tij i jepni krah krimit dhe korrupsionit të organizuar shqiptar të përkrahur na “Open Ballkani” i Zaevit dhe Vuçiqit.

Edhe në ditën më të gëzueshme të shqiptarëve të BDI-së kur e shpallëm njëqind ditë shqiptarin teknik të BDI-së për president shumë gazetarë nga Kosova dhe Shipnia të cilët gjithnjë gjinden në listat e të merituarve të BDI-së u gëzuan dhe lëshonin lotë për këto përjetime shekullore. Për njenin ishte eveniment i rrallë në jetën e tij të vozitet me veturën e kryeministrit teknik njëqind ditësh, me presidentin BDI-njëqind ditë!

Më në fund një gazetareje bukuroshe të Top Channel Grida Duma, një ish deputetes, Alija vëllazërisht ia “çeli barkun”; iu ankua për sjelljen e kokëfortit Kurti, i cili “ka dashur” Kosovën ta lë në gjiun e Serbisë, siç thoshte disa herë

Kurti përzihet në punët e brendëshme të Maqedonisë! Thoshte Lideri. Kjo nuk është mirë, përsëriste duke e lëvizur kokën ai. Kjo përzierje ia hap derën Vuçiqit, thot ai, të përzihet në punët e brendëshme në Kosovë.

Abazi ose nuk është i informuar ose e dëgjon mikun e tij Rama i cili vëllanë Vuçiq e lëvdon ditë e përditë për zgjuarsinë e tij duke e shpallur mbret të “Open Ballkanit”. A ju kujtohet sa herë Rama ka deklaruar se Kurti është një katundar që nuk di politikë si Vuçiqi i Beligradit?!

Alia paska harruar se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe nuk është koloni e Serbisë dhe Kosova duhet të jetë e barabartë në bisedime dhe jo e nënshtruar.

A e keni harruar Ju se edhe pa Albinin serbi Vuçiq ndërhynë ditëpërditë në punët e brendëshme të Kosovës. Çka është lista serbe, çka është Asociacioni i komunave dhe kishave serbe në Kosovë?!!! Vetëm në kolonitë e posaçliruara sistemi bankar i ish kolonisë në shkëmbime tregtare përdorë valutën e kolonizatorit.

A ende doni të punoni me dinarin e Serbisë?

Kush thotë se në dallim prej Kurtit, Edi Rama nuk përzihet në punët e brendëshme në Maqedoni? Mos sheh ndonjë ëndërr ai njeri?

A e keni lexuar Ju se Edi Rama, një politikan narcisoid, shkruan draft Asociacione në emër të Kosovës dhe pa dijeninë e establishmentit politik kosovar, tinëz presidentes Osmani, tinëz kryeparlamentarit Konjufca, tinëz kryeministrit Kurti e dërgon Asociacionin në Amerikë e BE dhe propozon që Kosova të bëhet federatë e Kosovës dhe kishave e komunave serbe? E pas kësaj a do të thoni: Rama është melaqe dhe nuk përzihet në punët e brendëshme të Kosovës, pardon Maqedonisë së Veriut?

Për Sinan Hasanin dhe “Era dhe Lisi”

Mendoj se ne “patriotët” e demokracisë shumë herë gabojmë kur me vend e pavend dhe jashtë kohës e hapsirës i bëjmë krahasime të panevojshme për rolin e ish funksionarëve shqiptarë në ish federatën jugosllave. Nuk ka dyshim se disa prej tyre i kanë shërbyer sistemit represiv jugosllav kundër kosovarëve. Megjithate kjo është punë e historisë e cila me siguri në kohën e duhur do ta gjejë vendin e çdonjë politikani.

Konsideroj se analistët emrin e Sinan Hasanit e përmendin shpesh si shembull se sistemin nuk mund ta ndryshojë vetëm një njeri kushedi sa patriot të jetë ai.

Por, poqese bëhet një krahasim mes Sinan Hasanit si kryetar i Kryesisë kolektive të RSFJ dhe politikanët “e demokracisë”, disa anëtarëve aktiv të LPRK ose LPK
që me vite i shkretuan fondet kombëtare në diasporë e pastaj e udhëhoqën Kosovën demokratike duke i keqpërdorur resurset shtetërore, atëherë lirisht mund të vijmë në përfundim se Sinan Hasani qëndron shumë lartë mbi ta.

Mendoj se nuk duhet përbuzur dhe nënçmuar kontributin kombëtar të intelektualit dhe politikanit Sinan Hasani.

Të gjithë bashkëkohanikët e dijmë se teledrama e tij “Era dhe Lisi” me vite ishte ushqim shpirtëror i gjithë shqiptarëve në jugosllavi një kohë shumë të gjatë.

Koha kur Hashimi “u kujdes” për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni

I vetëshpalluri “lider i pakontestueshëm” i shqiptarëve në Maqedoni duket se ka harruar cili ishte ai që në të kaluarën përzihej në punët e brendëshme të Maqedonisë?

Në manifestimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2012, në Shkup, në sallën Boris Trajkovski, ku për fat të keq mora pjesë edhe unë, krushqit instant “vëllezërit” Hashim Thaçi, Sali Berisha dhe Alia, pa praninë e vëllaut maqedonas Nikolla Gruevski si nikoqir dhe partner koalicioni të Alisë, në sallë bërtisnin e bërtisnin, këndonin këngë “”patriotike” dhe shpërthyen duke na mbrojtur nga “shovenizmi” maqedonas neve shqiptarëve të Maqedonisë. O vëlla Hashim, o vëlla Sali, o vëlla Ali të tretë bërtisnin si në kor dhe përqafonin njëri tjetrin.

Grubi në rolin e policit mbante rend në sallë. Kalova pranë tij, ai me një mrolje më shikoi sikur deshi të më thotë ëka kërkon ky në dasmën e partisë. Madje as karrige nuk më ofroi dhe”dasmën” e festova në këmbë sepse ata njëqindvjetorin e pavarësisë e quanin si dasëm partie!

Pas kësaj harreje çdo gjë shkoi mbrapshtë: Berisha Thaçin e shpalli “tradhëtar” dhe pastaj tërë kohën e njolloste si , “bashkëpunëtor” të një agjenti francez. Alia atëherë nuk fliste me vëllanë e tij Edi Ramën.

Disa ditë pas kësaj Edi Rama për inat të Berishës, si i ftuar i kryetarit të PDSH-së për nder të njëqindvjetorit të Shipnisë hapi një ekspozitë për Nënë Terezën në Tetovë në të cilën mora pjesë edhe unë.

Tash Rama dhe Alia u bënë vëllezër.

Rama pareshtur e lëvdon Alinë se na bëri ne shqiptarëve “popull konstitutiv” kurse shqipen e bëri “zyrtare”. Ne tash në Maqedoni mund ta përdorim zyrtarisht shqipen edhe në shtëpi poqese jemi 20% ( ata që e dijnë shqipen) sepse të rinjtë e shtëpive tona disa mes vedi flasin anglisht, disa gjermanisht , disa frëngjisht dhe ngelën vetëm pak pleqë që i ngelëm besnik shqipes!

Të rinjtë kot shkojnë në gurbet se këtu ka pare shumë. Duhet të mbjellin kastraveca, patate. Vetë çuditet Lideri se sa ishte pas 30 vitesh në gurbet rroga e tij në Maqedoni. Si u bë që sot rroga e “patriotit gjithëkombëtar” dhe deputetit të jetë disa herë më e madhe se rroga e Abazit si azilantë në Zvicër.

Pas 22 vite të sundimit të Abazit, “patriotit” të LPK-së nga Kosova, tashmë një numër tepër i madh i të rinjëve me shkollim të lartë e sipëror nga Maqedonia shëtisin rrugëve të Evropës të gjejnë punë gastarbajteri përderisa fëmijët e familjeve të politikanëve të Soravisë dhe M_NAV-it dhe gjigantëve tjerë ekonomikë shpallen si gjeni evropianë të biznesit në moshën e tyre 22 vjeçare.

Deri kur kështu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat