Nuk i pëlqen operacioni plastik, vret doktorin dhe veten (Foto)

Kuriozitete

Nuk i pëlqen operacioni plastik, vret doktorin dhe veten (Foto)

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 19:36

Një 34-vjeçar rus ka mbetur aq i pakënaqur nga operacioni plastik, saqë është kthyer sërish në spital dhe ka vrarë doktorin e më pas veten. Yuri Lebedev, 34 vjeç, është futur në një spital në Shën Petërburg me pushkë në krah pasi nuk i kishte pëlqyer pamja në pasqyrë. Ai ka vrarë në vend shefin e klinikës, Alexander Remizov, e më pas ka tentuar të vetëvritet, por është plagosur rëndë.

Siç njoftojnë mediat ruse, ngjarja ndodhi dje në spitalin Rzhd. Një ditë pas ngjarjes, Lebedev ka ndërruar jetë në spital.
34-vjeçari kishte kryer dy ndërhyrje për rregullimin e hundës dhe veshëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat