LG lanson telefonin e ri, V40 ThinQ

Mobile

LG lanson telefonin e ri, V40 ThinQ

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:42
V40 ThinQ

Janë dy kamera në front dhe tri në pjesën e prapme. LG tashmë e ka promovuar pajisjen e ardhshme mjaft kohë para njoftimit të sotëm.

Është e kuptueshme pasi që është e vështirë për një kompani të dalë në konkurrencë me kompani si Apple dhe Samsung – madje edhe me të gjitha ato lente.

Natyrisht, LG nuk është e para që sjell një telefon me tri lente në treg – Huawei doli e para në këtë garë disa muaj më parë me Huaweo P20.

Të dy kamerat frontale janë 8 dhe 5 megapiksel, duke marrë imazhe me kënd standard dhe të gjerë. Telefoni ruan karakteristikat AI të imazheve të pajisjeve të LG-së, të cilat janë lansuar në telefonat e kompanisë në Kongresin Botëror të Telefonëve, që përshtaten automatikisht, bazuar në llojin e skenave në të cilat fokusohen.

V40 ka një ekran 6.4 inç QuadHD, 6GB RAM, 64GB hapësirë ruajtëse (plus një kartelë microSD) dhe fuqizohet nga Snapdragon 845.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat