Honor Magic V2 së shpejti në tregjet evropiane

Mobile

Honor Magic V2 së shpejti në tregjet evropiane

Më: 29 janar 2024 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Pothuajse pesë muaj pas prezantimit në panairin IFA në Berlin, Honor Magic V2 pritet të arrijë edhe në tregjet evropiane.

Honor Magic V2 thuhet të jetë pajisja teknologjike më e hollë e palosshme, dhe është e disponueshme në dy ngjyra, të vjollcë dhe të zezë.

I mundësuar nga çipi Snapdragon 8 Gen 2, V2 vjen me 16 GB RAM, dhe një bateri 5000 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë 66 W.

Gjithashtu, Honor Magic V2 i pajisur me panelin OLED, përmban një ekran me shpejtësi prej 120 Hz, dhe vjen me një çmim fillestar prej 2,000 eurosh.

Së bashku me të, pritet të shfaqet edhe një version RSR Porsche Design, për specifikat e të cilit kompania ende nuk ka dhënë informacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat