Del në treg HTC U12 Plus - Bota Sot
Del në treg HTC U12 Plus

Mobile

E shtunë, 23 qershor 2018

Del në treg HTC U12 Plus

Më: 24 maj 2018 Në ora: 07:28
HTC U12 Plus

HTC shpalosi telefonin e tyre të fundit, duke sjellë me vete shumë nga ajo që ne e donim për HTC U11 Plus, por me disa përmirësime të dukshme. Këtu ka gjithçka që ju duhet të dini rreth HTC U12 Plus.

Konfigurimi i kamerës së pasme ka 12 dhe 16MP me f / 1.75 dhe apertura f / 2.6 respektivisht. Kamera kryesore gjithashtu tani përfshin stabilizimin optik të imazhit (OIS), i cili duhet të bëjë për video më të duhur dhe foto më të qëndrueshme.

Të dashuruarit e selfie-ve do të gjejnë një kamerë të re në front si shpërblim të vërtetë. Ka dy sensorë me kënd të gjerë 8MP në pjesën e përparme, të cilat ofrojnë foto ekstra si auto-portreti dhe modalitetet manuale Bokeh. Për më shumë, kamera vjen me sensorin e njohjes së fytyrës që bën që pajisja të ju njoh lehtësisht.

HTC U12 Plus ofron procesorin e fundit Qualcomm, Snapdragon 845. Celulari ofron 6GB RAM dhe 64 ose 128GB hapësirë të brendshme. Ndryshe nga disa pajisje, ekziston edhe mundësia  e microSD.

Të paktën në letër, ekrani mbetet i njëjtë si gjithmonë me një panel 6 “Super LCD 6 me një rezolucion prej 2.880 x 1.140.

Bateria në HTC U12 Plus është pakësuar për fat të keq, duke shkuar nga 3,930mAh në 3,500mAh. Lajm i mirë është Snapdragon 845 që është më efikas në energji dhe kështu shpresojmë se jeta aktuale e baterisë nuk do të jetë shumë e ndryshme nga ajo e U11 Plus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test