Huawei P20 nuk do të ketë kamerë 40MP dhe zoom 5x hibrid

Mobile

Huawei P20 nuk do të ketë kamerë 40MP dhe zoom 5x hibrid

Më: 25 mars 2018 Në ora: 16:17
Huawei P20

Modeli P20 Pro do të arrijë me tre sensorë të kamerës, derisa modeli standard P20 do të ketë dy kamera të pasme.

Shtrohet pyetja se cila nga tri kamerat nga modeli P20 Pro do të mungojnë në modelin P20: sensori 40MP, telefoto apo monokrom?

Sipas të gjitha gjasave, Huawei nuk është nisur nga kjo logjikë dhe ka vendosur që në modelin P20 të implementojë sistemin nga modeli Mate 10 - sensorin 12MP me ngjyrë + 20MP sensor bardh e zi.

Kamera edhe më tej do të ketë opsionin e zoom-it, në fakt 2x dhe jo 5x impresiv sa do të ketë P20 Pro. Kamera e telefonit P20 do të mund të xhirojë video 960fps me rezolucion 720p.

Huawei P20 do të ketë ekran 5.8 inç, procesor Kirin 970 NPU për Ligh Fusion, që është sistem i lëvizshëm i inteligjencës artificiale për ndriçimin e fotografisë.

Pajisja do të ketë kamerë selfi prej 24 MP, 4GB RAM dhe 128GB për ruajtje, bateri 3400mAh me super mbushje 22.5W përmes portit USB-C. Telefoni do të kushtojë  680 euro, derisa modeli P20 Pro do të kushtojë 900 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat