Asus vjen me Zenfone 5 në MWC

Mobile

Asus vjen me Zenfone 5 në MWC

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 21:36
Asus ZenFone 5

Asus do të jetë njëra ndër kompanitë e mëdha të cilat do të ekspozojnë pajisjet e tyre të fundit në Mobile World Congress, ngjarjen e madhe e cila mbahet më vonë gjatë muajit. Njëra ndër pajisjet që kompania do ta zbulojë është Asus ZenFone 5.

Asus i ka dërguar ftesat për ngjarjen në Kongresin Botëror Mobil. Kompania do ta mbajë këtë ngjarje në 27 shkurt.

Ngjarja e Kongresit Botëror Mobil nga Asus do të mbahet në Barcelonë më 27 shkurt në orën 19.30, kompania do të zbulojë modelin e ri të ZenFone 5 në këtë ngjarje.

Ende nuk dimë shumë specifika në lidhje me modelin e ri të telefonit, ndërkaq Asus pritet të prezantojë një numër versionesh të ndryshme të ZenFone 5 të tyre në këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat