“Android 7.1.2”, e disponueshme për telefonat “Pixel” të “Google”

Mobile

“Android 7.1.2”, e disponueshme për telefonat “Pixel” të “Google”

Më: 31 janar 2017 Në ora: 17:37
Telefonat e kompanisë model “Pixel” dhe “Pixel XL”.

Kompania gjigande “Google”, ka nxjerrë edhe versionin e parë të “Android Nougat 7.1.2 beta”, e cila do të jetë e disponueshme për telefonat e kompanisë model “Pixel” dhe “Pixel XL”.

Versioni i ri i sistemit të operimit “Android” do mund të përditësohet në telefonat e të gjithë përdoruesve pas disa muajsh, ndërsa sot është bërë e disponueshme vetëm versioni i testimit(beta).

Modelet të tjera të telefonave të cilat mund ta marrin këtë përditësim janë edhe “Nexus 5X”, “Nexus 6P”, “Nexus Player”, dhe “Pixel C”, të cilave “Google” u ka bërë të ditur se nuk do të kenë më përditësime për versionet e vjetra të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat