OnePlus prezanton telefonin e mençur të palosshëm Open, kushton 1.799 euro

Mobile

OnePlus prezanton telefonin e mençur të palosshëm Open, kushton 1.799 euro

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 14:14
OnePlus

Kompania OnePlus më në fund ka prezantuar telefonin e parë të palosshëm, e bëhet fjalë për OnePlus Open.

Fjala është për pajisjen e dizajnuar në formë të librit, që është më i përshtatshëm për përdorim.

Ai bazohet në Oppo që prezantoi modelin Find N3. Kur ky telefon i menqur mbyllet, përdoruesi ka në dispozicion ekranin 6,31 inç Super Fluid LTPO 3.0 AMOLED me rezolucion 2.484 x 1.116 pikselë.

Me hapjen e pajisjes krijohet një ekran prej 7,82-inç Flexi-fluid LTPO 3.0 AMOLED me rezolucion 2.440 x 2.440.

OnePlus Open vjen në ngjyrë të zezë e do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të gjelbër dhe pikërisht ky i fundit do të jetë i qasshëm në tregun evropian.

Modeli i zi peshon 239 gramë, e i gjelbri 245, e të dy pajisjet janë më të lehta sesa Samsung Galaxy Z Fold 5, që peshon 253 gramë.

Telefoni ka të pajisur pesë kamera, kryesorja është e Sony me 48 megapikselë LYTIA-T808, që përdor teknologjinë më të avancuar. Ky telefon pritet të kushtojë 1.799 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat