Raportohet se seria e Samsung Galaxy S24 nuk do ketë përmirësim tek kamera e përparme

Mobile

Raportohet se seria e Samsung Galaxy S24 nuk do ketë përmirësim tek kamera e përparme

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Samsung Galaxy S24 Ultra i vitit të ardhshëm thuhet se do ta zëvendësojë kamerën telefoto 3x e integruar në Galaxy S23 Ultra me një kamerë telefoto 5x.

Megjithatë, kamera selfie në S24 Ultra, dhe në modelet e thjeshta e Plus nuk do të ketë një përmirësim.

Ky raportim vije nga revista holandez GalaxyClub, e cila pretendon se Samsung do të vazhdojë të përdorë kamerën selfie 12MP nga linja S23 në Galaxy S24, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 Ultra, raporton GSM Arena.

Por kjo nuk do të thotë se seria e S24 nuk do të bëjë “selfie” të mira, kjo pasi Samsung mund ta përmirësojë performancën e kamerës me optimizime dhe përditësime softuerike.

Samsung thuhet se do ta ripërdorë edhe sensorin 200MP nga S23 Ultra në S24 Ultra.

Fatmirësisht, modelet S24+ dhe S24 Ultra mund të kenë një rritje të shpejtësisë së karikimit, pasi që kompania koreane pritet që të përdorë teknologjinë e re baterive për këto modele. Sidoqoftë, modeli i thjesht S24 do të ketë një shpejtësi prej vetëm 25W.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat