Labi reagon për martesën e Kushtrimit dhe Aurorës: “Kam dyshimet e mia, koha do ta tregojë gjithçka”

Mediale Vip

Labi reagon për martesën e Kushtrimit dhe Aurorës: “Kam dyshimet e mia, koha do ta tregojë gjithçka”

Më: 6 tetor 2026 Në ora: 07:24
Labi, Kushtrimi dhe Aurora

Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar pasi është pyetur nëse kishte qenë i ftuar në dasmën e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës, të cilët të dielën kurorëzuan dashurinë e tyre.

Përmes një postimi në InstaStory, Labi u ka kërkuar mediave që të mos e kontaktojnë për këtë temë, duke thënë se nuk ka nevojë të pyetet për dasmën.

Ai më pas sqaroi se kishte qenë në një dasmë në Gjenevë për të kënduar, duke theksuar se as ai, as Ludo nuk ishin ftuar në dasmën e Kushtrimit.

Image
Postimi

“Media, ju lutem, s’keni nevojë të më thërrisni e të më pyesni për dasmën”, ka shkruar ai.

Megjithatë, Rexha ka uruar çiftin nga zemra, duke u dëshiruar shëndet, dashuri, jetë të gjatë dhe shumë nipa e mbesa.

Ai gjithashtu është shprehur se i lutet Zotit që Kushtrimi dhe Aurora ta gëzojnë martesën dhe të kenë një jetë të gjatë e të bukur së bashku.

Në fund, këngëtari ka lënë të kuptohet se ka disa dyshime dhe mospërputhje mes tyre, por se nuk dëshiron t’ua prishë ditën çiftit.

“Kam dyshimet e mia, por nuk dua t’ua prish ditën. Koha do ta tregojë gjithçka”, ka shkruar Rexha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat