Nga eliminimi deri tek një konkurrent i ri/ Çfarë ndodhi në Ferma VIP?

Mediale Vip

Nga eliminimi deri tek një konkurrent i ri/ Çfarë ndodhi në Ferma VIP?

Më: 6 prill 2024 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Mbrëmjen e së premtes, në formatin më të ri të ‘Ferma VIP’, u eliminua një konkurrent për herë të parë.

Ajo ishte Rigelsa e cila ishte në nominim kokë më kokë me Niko Komanin.

“Të them të drejtën këto ditë i përjetova 50/50. Në disa momente mendoja që mund të dal e në disa të tjera jo. E kisha atë dëshirën të vazhdoja sepse siç e kam thënë edhe nëpër klipe Rigelsa është shumë guximtare dhe ka shumë dëshirë të vendoset nëpër sfida”.- është shprehur Rigelsa.

E përveç një eliminimi, një banor i ri u bë gjithashtu pjesë e fermës.

Egzon Berisha është banori më i ri, hyrja e të cilit u shoqërua me humor në fermë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat