“Ti bëj shyqyr që s’jam aty”/ Sara “kërcënon” Françeskën nga jashtë?

Mediale Vip

“Ti bëj shyqyr që s’jam aty”/ Sara “kërcënon” Françeskën nga jashtë?

Më: 23 prill 2024 Në ora: 06:33
Sara Gjordeni

Ditët e fundit, Heidi është sulmuar vazhdimisht nga Françeska, Roza dhe Erjola, duke arritur deri në ofendime të rënda.

Sara Gjordeni, ish-banorja e ‘BBV’ i ka dalë në mbrojtje Heidit duke i uruar që të bëjë durim përballë këtyre situatave dhe të mos i marrë me impulsivitet. Sara po ashtu ka shtuar se në këtë edicion, vajzat janë shumë bullizuese.

Ndërsa po ditën e djeshme, teksa në faqen e Instagramit u postuan videot nga përditshmëria e banorëve në shtëpi, në një prej tyre Sara la një koment që lë pas shumë pikëpyetje.

Në videon ku Françeska komenton Heidin, Sara shkruan:

"Ti bëj shyqyr që s’jam aty! HEIDI."

Image
Komenti

Ky koment për disa mund të merret si kërcënim, e për të tjerët si një nga deklaratat impulsive të Sarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat