Habit Diola Dosti: Jam gruaja perfekte, duan të më rrëmbejnë!

Mediale Vip

Habit Diola Dosti: Jam gruaja perfekte, duan të më rrëmbejnë!

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 09:31
Diola Dosti

Diola Dosti u kthye ne njërin nga personazhet më të komentuar në BBV, dhe e tërhoqi mjaft vëmendjen e publikut.

Nutricionistja i ka pushtuar disa herë titujt e shtypit rozë për shkak të këshillave të saj, e është përballur jo pak edhe me kritika.

Një ndër postimet e saj të bëra së fundmi nuk ka lidhje me kujdesin ndaj shëndetit, por është një këshillë për meshkujt. Diola ka postuar një fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku duket mjaft e kuruar. Ish-konkurrentja e BBV iu ka kërkuar burrave që të ndalojnë së kërkuari gruan perfekte, duke iu referuar kështu vetes.

Image
Diola Dosti

“Ju lutem, mjaft i kërkuat Babagjyshit gruan perfekte sepse tre herë u përpoq të më rrëmbente sot. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan bashkangjitur postimit ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat