“Doja të qaja nga dhimbja, më merrej fryma” – Xhuli Nura flet për një skenë të sikletshme në “Dancing With the Stars”

Mediale Vip

“Doja të qaja nga dhimbja, më merrej fryma” – Xhuli Nura flet për një skenë të sikletshme në “Dancing With the Stars”

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:44
Xhuli Nura

Xhuli Nura tashmë dihet se është pjesë e spektaklit të kërcimit, “Dancing With the Stars Albania”.

Ajo zbuloi në një video gjatë prapaskenave që është dëmtuar në brinjë disa ditë më parë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e mimikës që bëri gjatë performancës të së premtes, ku zbuloi se kishte shumë dhimbje dhe se ishte e vështirë për të që të kërcente.

“Kot nuk po e mbaj dorën këtu, por kam vrarë brinjën, nga një gjë që e bëmë me Dionin para tri ditësh, re kam vra aq keq, nuk marr frymë dot, as kur flej dhe as kur i bëj këto lëvizjet, krejt javën ka qenë aq e vështirë kjo koreografi që bëmë, ishte aq dhimbje e madhe sa gati qava kur bëra lëvizjen me këmbën poshtë, kur tha juria se Xhulit i iku buzëqeshja, por ajo ishte dhimbje e tmerrshme”, u shpreh modelja nga Drenica.

Gjatë bisedës me partnerin e saj, Dionin, ajo vazhdoi: “Unë jam një karakter që nuk e lë punën në gjysmë. Jam shumë e fortë. Me dhimbje pa dhimbje, Xhuli do të dalë bukur”.

Xhuli nuk do të ndalet dhe ka deklaruar se dëshiron ta fitojë këtë spektakël.

Theksojmë që edicionin e vitit të kaluar e fitoi blogerja Sara Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat