Vjen një reagim nga profili zyrtar i Gani Gërmisë pas ofendimit të Anita Haradinajt në spektakël

Mediale Vip

Vjen një reagim nga profili zyrtar i Gani Gërmisë pas ofendimit të Anita Haradinajt në spektakël

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 00:03
Gani Gërmia

Në Big Brother VIP Kosova 2 në natën e sotme (e premte) ndodhi një përplasje mes Gani Gërmisë dhe opinionistes Anita Muçaj – Haradinaj.

Kjo e fundit e ofendoi gazetarin për faktin se u tha se mund të ketë diçka më shumë me banoren Brikenda Karricaj.

Mes kësaj, spikerja e lajmeve tha se Brikenda është shumë e bukur, teksa iu drejtua Ganisë: ‘A e ki parë veten në pasqyrë’.

Për këtë u bë një reagim nga profili zyrtar i Ganisë në Facebook që mbase menaxhohet nga ndonjë familjar i tij.

Ofendimet dhe gjuha ofenduese nuk duhet të tolerohen dhe duhet të ndëshkohen. Ne duhet për të thënë se respekti ndaj njëri-tjetrit është vlera më e rëndësishme”, thuhet në postim.

Tutje, shkrimi vazhdon: “Le të bashkohemi për të krijuar një shoqëri më të mirë, më miqësore dhe më të drejtë”.

Në BBVK ndryshe po vazhdon të ketë shumë ngjarje e debate mes konkurrentëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat