​Aktorja Maria Bakalova hap Aniventure Comic Con në Sofje

Mediale Vip

​Aktorja Maria Bakalova hap Aniventure Comic Con në Sofje

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 16:09
​Aktorja Maria Bakalova hap Aniventure Comic Con në Sofje

Kandidatja bullgare për Oscar, Maria Bakalova, hapi të shtunën në Sofje ngjarjen Aniventure Comic Con 2023. Forumi mblodhi më shumë se 10,000 dashamirë të animes, mangas (stil i librave komikë japonezë), librave komike, dhe lojërave, thanë organizatorët.

Në fjalimin e saj, Bakalova tha: "Unë kam qenë në ngjarje të tilla më parë, duke ëndërruar fshehurazi që një ditë të arrij në skenën e madhe. Përparimi im është dëshmi se secili prej jush mund dhe duhet të ndjekë zemrën dhe ëndrrat tuaja".

Aktorë të tjerë që do të marrin pjesë në forum përfshijnë Julian Kostov, si dhe Irmena Chichikova, e cila së fundmi iu bashkua Marvel Cinematic Universe duke aktruar së bashku me Samuel L. Jackson dhe Ben Mendelsohn në serialin televiziv "Secret Invasion".

Mysafirët e kësaj ngjarje do të kenë gjithashtu mundësinë të takojnë yllin e “Iron Fist”, Finn Jones, Tom Wlaschiha të serialit “Game of Thrones”, Stefan Kapicic nga “Deadpool” dhe Afshan Azad që luajti Padma Patil në filmat e “Harry Potter”. Gjithashtu, tifozët e serisë së filmve “Lord of the Rings” mund të takojnë ilustruesin John Howe në këtë event.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat